Si e vranë 30 vjeçarin, FOTOT nga lokali që tregojnë dinamikën e krimit të rëndë, policia shpall 5 persona në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 12-11-2015

Këto janë fotot që tregojnë dinamikën e krimit të rëndë në një lokal në Linzë, në rrugën e Dajtit ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, pronari i lokalit. Fotot që disponon ABC News janë bërë nga kamerat e sigurisë së lokalit. Ndërkaq policia ka shpallur edhe 5 persona në kërkim si të dyshuar për ngjarjen si më poshtë:

Në foto-videon e ABC News duket se Nikaj është në krahun e djathtë të fotografisë, ndërsa një person i ka hedhur dorën në qafë. Ky është Ervis Martini, një person me precedent të rëndë penalë.

Përballë tyre, me duart e kryqëzuara është Ismet Gaxherri, bashkëpronar i lokalit, ku ndodhi vrasja. Në krah të tij qëndron një person me xhup ngjyrë të gjelbër. Sipas policisë, ai ka mbiemrin Lika, por për arsye hetimi nuk jepet identiteti i plote. Pikërisht ky person dyshohet se eshte nje nga vrasësit, Në krah të tij, personi me syze dhe me duar ne xhepa dyshohet se është autori i vrasjes dhe goditjes së Gaxherrit me qytën e pistoletës në kokë, thuhet në kronikën e ABC.

abc.jpg

abc1.jpg

Në foton tjetër, Ismet Gazherit, pronarit të lokalit është vënë pistoleta në kokë dhe këtu ka nisur konfrontimi. Ky ka qenë momenti kur tre personat mes tyre edhe Martinaj e kanë qëlluar Gazherin me grushta dhe më pas i kanë qëlluar me plumb në kokë 30 vjeçarit Nikaj.

Nikaj mbeti i vdekur në vend ndësa Gaxheri i plagosur nga qyta e pistoletës. Pas ngjarjes 4 personat ikën me makinën e parkuar afër vendit ku ndodhi ngjarja.

Emrat e personave të kërkuar nga policia:

1-      Ervis Martinaj,  33 vjeç

2-     Emiljano Nina, 20 vjeç

3-    Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç

4-     Bujar Hasani,  32 vjeç

5-    Oliver Gjoka, 29 vjec.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e kryeqytetit indentifikon autorët e dyshuar. Shpallen në kërkim pesë  shtetas. Pas një pune intensive, Policia e Kryeqytetit ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar të vrasjes në Linëz. Në vijim të njoftimit  të dhënë nga Drejtoria e Policisë Tiranë, se në datë 11.11.2015  rreth orës 14:10 në vendin e quajtur Linzë, në lokalin e quajtur “MURAGA” në pronësi të shtetasit I. G,  janë konfliktuar në ambjentet e parkingut të makinave disa persona , ku si pasojë e këtij konflikti të armatosur është vrarë shtetasi:

Enton Nikaj, 30 vjeç, me gjëndje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes me paramendim për hakmarrje” i dënuar me 14 vjet burg. Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me mjete të forta në kokë pronari i lokalit shtetasi: I. G, 29 vjeç Nga kryerja e veprime të para hetimore është bërë e mundur identifikimi dheshpallja në kërkim për shtetasit:

1-      E. M.,  33 vjeç

2-     E. N, 20 vjeç

3-    M. K, 28 vjeç

4-     B. H,  32 vjeç

5-    O. Gj, 29 vjec.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë debatuar me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin I. G janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij si pasoje ka gjetur vdekjen shtetasi Enton Nikaj si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi I.G. Pasi kanë realizuar krimin autorët janë larguar me automjetin tip Mercedes benz. Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-25 278/5  të Kodit Penal.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Planifikuan shpërthime në Norvegji, arrestohen 15 xhihadistë
Humb jetën këmbësori, “Fordi” e përplas në autostradën Tiranë-Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.012506008148193
array(1) { ["section"]=> string(120) "si-e-vrane-30-vjecarin-fotot-nga-lokali-qe-tregojne-dinamiken-e-krimit-te-rende-policia-shpall-5-persona-ne-kerkim-25267" }