Si është performanca e ish-deputetëve të PD nga foltorja e partisë? Shumicës i është harruar EMRI dhe FYTYRA (TABELA)

Publikuar tek: politike, më 11:14 17-01-2020 Si është performanca e ish-deputetëve të PD nga foltorja e partisë? Shumicës i është harruar EMRI dhe FYTYRA (TABELA)

Performanca e ish-deputetëve të partisë më të madhe të opozitës, PD, është e dobët që pas djegies së mandateve në Shkurt të 2019.

Një monitorim i kryer nga ISP për muajt shtator-dhjetor 2019 tregon se shumica e ish-deputetëve të PD nuk kanë performancë të mirë sa i përket qëndrimeve politike e institucionale për problematika të caktuara.

Nga 43 deputetë që ishin përpara djegies së mandateve vetëm vetëm 14 prej tyre ose më pak se një e treta kanë aktivitet politik të rregullt nga i gjithë grupi i ish-deputetëve, referuar deklarimeve nga faqja zyrtare e PD. Pjesës tjetër të ish-deputetëve u është harruar emri dhe fytyra pasi janë aktiv vetëm në rrjetet sociale personale, shkruan newsbomb.al.

Ndër ish-deputetët më aktivë janë tri gra politikane, Jorida Tabaku (17% në totalit të deklarimeve nga ish deputetët e PD), ndjekur nga Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi (secila me nga 10% të deklarimeve).

Nga ana tjetër ka rritje të deklarimeve dhe të prezencës në qëndrimet zyrtare të politikanëve të rinj në PD që nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar, këtu bën pjesë: Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, sekretari për cështjet ligjore Çlirim Gjata, shefi i kabinetit Dorjan Teliti, zëdhënësja Ina Zhupa, drejtues të departamenteve, etj.

Tabela e publikuar nga ISP, për deputetët më aktivë gjatë muajve shtator-dhjetor 2019:

83081488_2736658506377151_4599057551856762880_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039398908615112
array(1) { ["section"]=> string(121) "si-eshte-performanca-e-ish-deputeteve-te-pd-nga-foltorja-e-partise-shumices-i-eshte-harruar-emri-dhe-fytyra-tabela-192343" }