Si i mbijetoi Pallati Mbretëror bombardimit aleat, video e rrallë

Publikuar tek: dossier, më 10:51 05-11-2017 Si i mbijetoi Pallati Mbretëror bombardimit aleat, video e rrallë

Nga Erald Kapri

Beteja për Tiranën në tetor dhe nëntor 1944 mbetet beteja më e ashpër e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Për mëse 3 javë u luftua ashpër me trupat gjermane që ruanin kryeqytetin shqiptar para se ato të tërhiqeshin drejt Shkodrës. Por gjatë këtyre luftimeve, dhjetëra avionë ushtarakë amerkanë dhe britanikë bombarduan Tiranën, kryesisht pjesën periferike të saj, nga zona e Saukut e deri në Vorë. Llogariten që mbi 200 bomba të rënda u hodhën në Tiranë për ditë të tëra.

Fatmirësisht, avionët aleatë nuk bombarduan në brendësi të qytetit duke e ruajtur Tiranën nga shkatërrimi në masë. Por ky bombardim preku edhe ndërtesën më lukzoze për kohën, Pallatin Mbretëror, ose siç njihet rëndom, Pallati i Brigadave. I nisur nga Mbreti Zog, Pallati u përfundua nga italianët. Gjatë kohës së luftës aty jetuan përfaqësuesit më të lartë politikë dhe ushtarakë pushtues të kohës.

Video e sotme në Newsbomb.al tregon bombardimin e aviacionit amerikan mbi Pallatin Mbretëror dhe në të mund të vihen re shënjat e bombave dhe vrimave në mure. Por fatmirësisht ai i mbijetoi këtij sulmi të rëndë.

Video është realizuar në 29 nëntor 1944 nga një kameraman i ushtrisë Britanike që xhiroi edhe parakalimin në Tiranë me 28 nëntor 1944. Disa ushtarakë britanikë nuk i rezistuan tundimit për ta vizituar pallatin e shumëpërfolur ndaj me vete kishin edhe kameramanin e ushtrisë. Pamjet e rralla tregojnë ndërtesën, kopshtet, ballkonin si dhe një panoramë të Tiranës të sapo dalë nga lufta. 

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010522127151489
array(1) { ["section"]=> string(70) "si-i-mbijetoi-pallati-mbreteror-bombardimit-aleat-video-e-rralle-98402" }