Si kapen pedofilët në SHBA: Kurthi që u ngrihet “live” në emision, policia i pret te dera (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:00 04-06-2020 Si kapen pedofilët në SHBA: Kurthi që u ngrihet “live” në emision, policia i pret te dera (VIDEO) Momenti i arrestimit

Një nga temat më të diskutuara javën e fundit ka qenë ajo e përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru. Roja i shkollës ku e mitura studionte, e ngacmonte atë prej vitesh, madje e shantazhonte edhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Ai e kishte filmuar vajzën në momente intime, dhe videon e kishte shpërndarë tek tre djem, të cilët abuzuan po ashtu me të miturën. Filmimet dhe fjalët morën dhenë, deri kur policia nisi hetimet dhe kapi bashkëpunëtorët. Tashmë ata ndodhen në arrest me burg, ndërsa vajza me familjen ka ndërruar shtëpi, për shkak të presionit të madh shoqëror.

Reagimet kanë qenë të shumta, në mbrojtje të të miturës dhe kritika shtetit e shoqërisë. Sot në orën 16:00 në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'  u zhvillua një protestë marshim, kundër dhunës dhe abuzimit me të mitur, por jo vetëm. Fenomeni i dhunës seksuale dhe psikologjike është i përhapur edhe në mosha të mëdha, ku gratë janë viktima, fatkeqësisht. Ndërkaq, kur shoqëria civile dhe qytetarë të thjeshtë i kanë bërë thirrje për reagim institucioneve përgjegjëse, neësbomb.al vendosi të sjellë në vëmendje një emision amerikan, ku tregohet se si kapen pedofilët në SHBA. Ka disa mënyra, por ne po u tregojmë vetëm dy prej tyre.

Një nga emisionet më të famshëm, është ai 'Crime watch', me gazetar Chris Hansen. Si fillim, emisioni sigurisht në bashkëpunim me policinë, rekruton një vajzë, e cila është e mitur, por aktore në gjithë këtë. Ajo i shkruan personave që policia dyshon se janë abuzues, pedofila, e i fton që ata t'i shkojnë në shtëpi, por gjithnjë duke ia bërë të qartë, që ajo është 12 ose 13 vjeç, pra nën moshë. Ligji e dënon marrëdhënien seksuale me të mitur, e kështu përgjigja e burrit të provokuar duhet të ishte "jo, nuk mund të vi në shtëpinë tënde sepse t'i je nën moshë". Por jo, një pedofil nuk e mendon këtë, për atë pikërisht 'nën moshë' është ajo që duhet.

Burri shkon në shtëpinë e vajzës dhe hap një çantë ku i tregon asaj gjërat që i ka blerë. Ai mendon se çdo gjë është në favor të tij, por jo. Aty shfaqet gazetari dhe pedofili e kupton që ka rënë pre e një kurthi. Në rast se tenton të ikë, policia është në dhomën tjetër, gati për t'i vënë prangat.

Ka raste kur FBI operon edhe pa një emision televiziv. Ata vendosin vetë të flasin me burra të ndryshëm dhe u thonë atyre se janë vajza 13-vjeçare. Edhe pse ua bëjnë të ditur moshën, burrat nuk e kanë problem. Ngritja e kurtheve është një nga mënyrat më efektive të policisë amerikane për të kapur pedofilët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094718933105469
array(1) { ["section"]=> string(98) "si-kapen-pedofilet-ne-shba-kurthi-qe-u-ngrihet-live-ne-emision-policia-i-pret-te-dera-video-209066" }