Si merrte rryshfet shefi i krimeve i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë (Detajet / Zbardhet shuma)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 23-04-2017 Si merrte rryshfet shefi i krimeve i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë (Detajet / Zbardhet shuma)

Zbardhen detaje nga hetimi për shefin e krimeve në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, i cili është nën hetim për ryshfet. Sipas Prokurorisë, atij i janë gjetur fatura me vlerë mbi 66 mijë eurosh. Në fakt ka dyshime se këto janë para ryshfeti që ai i maskonte sikur vinin si fitime të një aktiviteti privat me shit-blerje automjetesh.

Pak ditë pas komunikimit të masës së sigurisë arrest shtëpie për ish-shefin e krimeve të komisariatit nr.2, në Tiranë, Dritan Metani, prokuroria dhe Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kanë zbardhur disa detaje të hetimit. Hetimi ka zbuluar se Metani vartësi i tij, Gojart Bushi, kishin marrë takime me pronarët e dy lokaleve në kryeqytet.

Dy sipërmarrësit kishin ngritur tenda pa leje në territorin që kontrollonin Metani e Bushi dhe gjatë hetimeve kanë pohuar se kanë pasur kontakte me dy drejtuesit e policisë. Pas hetimeve të kryera janë ngritur dyshime se Metani e Bushi i kishin lejuar qëllimisht tendat në kundërshtim me ligjin.

DOSJA

Në datën 19.12.2016 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal nr.9791 të vitit 2016.Ky proçedim penal ka filluar për dyshime rreth konsumimit të veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarit publik” parashikuar nga neni 259 i K.Penal. Ky proçedim penal është referuar nga Policia Gjyqësore e Sh.Ç.B.A.Në qendër të këtij referimi të veprës penale eshte veprimtaria e drejtuesit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr.2 shtetasit Dritan Metani dhe vartësit të tij Gojart Bushi.

Sh.Ç.B.A ka referuar dy raste ku shtetasit Gojart Bushi e Dritan Metani kanë evidentuar punime të dyshuara si të jashtligjshme në fushën e ndërtimit dhe me konkretisht “ngritje e tendave te jashtme”. Këto punime janë evidentuar në Lokalet “MOMO” dhe “HOUSE MAKADOR” në Rrugën “Astrit Balluku”.Kësisoj Prokuroria ka kryer hetime duke pyetur shtetasit E. D. administrator I lokal MOMO dhe shtetasin K. B. administrator I lokalit HOUSE MAKADOR.

Shtetasi E. D. ka shpjeguar disa gjëra themelore për hetimin;

Pranoi qe fotot e kryera nga shërbimet e Sh.Ç.B.A. ishin të lokalit të tij dhe të punimeve që po kryheshin atje.

Ai shpjegon se në lokalin e tij I ka evidentuar këto punime nje punonjës I policisë pa emer.

Punonjësi i Policisë e ka adresuar për zgjidhje te shtetasi Dritan Metani.

Shtetasi E. D. ka marrë takim personal me shtetasin Dritan Metani në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr.2.

Dritan Metani i parashtroi faktin se sipas mendimit të tij veprimet e E. D. ishin veprime të natyrës penale.

Shtetasi K. B. ka ka shpjeguar disa gjëra themelore për hetimin.

Pranoi qe fotot e kryera nga shërbimet e Sh.Ç.B.A. ishin të lokalit të tij dhe të punimeve që po kryheshin atje.

Ai shpjegon se në lokalin e tij I ka evidentuar këto punime punonjësi I policisë Gojart Bushi.

Punonjësi i Policisë Gojart Bushi e ka adresuar për zgjidhje te shtetasi Dritan Metani.

Shtetasi K. B. ka marrë takim personal me shtetasin Dritan Metani në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr.2.

Dritan Metani i parashtroi faktin se sipas mendimit të tij veprimet e K. B. ishin veprime të natyrës penale.

Prokuroria ka hetuar në regjistrat e saj të veprave penale dhe ka evidentuar se ndaj shtetasit K. B. nuk ka asnjë referim të veprës penale në vitin 2016 dhe ndaj shtetasit E. D. ka vetëm një referim të veprës penale për konsumim të nenit 199/a të K.Penal ku referimi kishte të bënte me punime të brendshme hidrosanitare dhe elektrike dhe jo për ngritje tende si në rastin konkret.

Sikurse shihet është e provuar se shtetasi Dritan Metani ka marrë kontakt me dy pronarë lokalesh,ku te pakten njeri prej tyre eshte adresuar nga Gojart Bushi për tek Dritan Metan,dhe ky i fundit ju ka atribuar atyre pretendime se kishin kryer vepër penale sipas nenit 199/a të K.Penal.Në vijim megjithëse ka patur këtë mendim procedurial prej tij se aktet ishin veper penale nuk është kryer referim proçedurial të këtyre akteve të dyshuara si vepra penale.

Pasi Gjykata lejoi kontrollin e banesës dhe ambjenteve te punës së shtetasve Dritan Metani dhe Gojart Bushi si dhe të regjistrave të hyrjes së shtetasve në Komisariatin e Policisë nr.2 rezultuan dy fakte të rëndësishme për hetimin;

a)Në periudhën kohore 01.08.2016-10.03.2017 në Komisariatin e Policisë nr.2 kanë hyrë dhe janë regjistruar shtetasit E. D. dhe K. B. Ata janë pritur nga shtetasi Dritan Metani ndërkohë që në regjistrin e veprave penale të Prokurorisë Tiranë nuk ka asnjë referim penal për ta.Ndërkohë ndërtimet që ata kanë kryer pranë lokaleve të tyre janë të natyrës që kërkojnë deklaratë paraprake e më pas leje nga organi kompetent sipas V.K.M. Nr.408 datë 13.05.2015. Mungesa e deklaratës paraprake dhe e lejes nga organi kompetent bëjnë që situata të jetë me dyshime penale dhe e pareferuar në prokurori(organ i cili ka kompetencen te vendose mosfillim apo jo) nga O.P.Gj Dritan Metani.

b)Në banesën e Dritan Metanit janë gjetur dy grup aktyesh juridike:

– Akte juridike që kishin të bënin me huadhënie në shifrat 23.000 Euro, 6000 Euro,1200 Euro, 15.000 Euro, 21.000 Euro. Këto veprime juridike janë kryer në një periudhë të shkurtër kohore çka ngre dyshimin se kjo është vijë sjellje e Dritan Metanit dhe jo rastësi. Ky fakt ngre dyshimin për konsumim të nenit 170/c të K.penal, pra kryerje e veprimtarisë bankare të kredidhënies pa liçensë.

– Në katër akte juridike shtetasi Dritan Metani shfaqet si shit-blerës automjetesh duke ngritur dyshimin për konsumim të veprës penale 170/ç të K.Penal pasi Dritan Metani shet e blen sende prej të cilave nxjerr përfitime fshehtazi nga zyrat shtetërore.

Për një hetim të plote dhe shterues duhet që shtetasi Dritan Metani të mos kontaktojë gjatë hetimit me shtetasit të cilëve iu ka dhënë hua në mënyrë që hetimi të përcaktojë pa dyshim nëse Dritan Metani merrte interesa nga huatë që jepte apo jo.Për të realizuar këtë qëllim dhe duke mbajtur parasysh per veprat penale sipas neneve 248, 170/c dhe 170/ç të K.Penal për të cilat dyshohet Dritan Metani,masa e sigurisë më e përshtatshme është ajo e arrestit të shtëpisë me detyrimin që Dritan Metani të mos takojë shtetas të tjerë përveç familjarëve që janë në çertifikatën e familjes.

Në lidhje me shtetasin Gojart Bushi duhet mbajtur parasysh se ai ka ndikim më të vogël në ngjarje për shkak të hierarkisë në raport me Dritan Metanin dhe me pamundësinë e tij për vendimarrje,e për një hetim të qetë dhe shterues për të përcaktuar pozitën e Gojart Bushit do të ishte e mjaftueshme pezullimi i ti nga detyra në mënyrë që të mos kishte peshën e funksionarit të shtetit në raport me dëshmitarët E. D. e K. B. /Panorama

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja shqiptare që u dhunua barbarisht për 18 vite, e përlotur shpreh dëshirën e vetme që ka sot
Vendimi: Ja faktet që provojnë se Aleksandër Kurtin s’e vrau Mark Frroku »
Article Logic
Execution time: 0.010906934738159
array(1) { ["section"]=> string(93) "si-merrte-rryshfet-shefi-i-krimeve-i-komisariatit-nr-2-ne-tirane-detajet-zbardhet-shuma-76163" }