Si mundet që binjaku i dytë të jetë më i madh se i pari? Rasti i rrallë ndodh në SHBA

Publikuar tek: bota, më 16:55 14-11-2016 Si mundet që binjaku i dytë të jetë më i madh se i pari? Rasti i rrallë ndodh në SHBA Prindërit Emily dhe Seth Peterson me dy binjakët Samuel dhe Ronan

Si mund të ndodhë që binjaku që lind i dyti të jetë më i madh se binjaku që ka lindur i pari? Kjo ka ndodhur në Massachusetts të SHBA-së.

Emily Peterson solli në jetë të parin Samuelin dhe pas 31 minutash erdhi në jetë edhe Ronan, i cili ligjërisht është tashmë ‘vëllai i madh’. Ky kapërcim i Ronan ndaj Samuel ndodhi për shkak të ndryshimit të orës.

Samueli lindi në orën 01:39 të dielën e 6 nëntorit kur në të gjithë botën akrepat lëvizën një orë mbrapa. 31 minuta pasi lindjes së Samuelit erdhi në jetë Ronan, por tashmë akrepat kishin ndryshuar dhe ora shënonte 01:10.

Infermierët e Cape Cod Hospital janë shprehur se diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, kur vjen fjala te binjakët.

*Ndryshe nga Europa ku ora ndryshon nga 03:00 në 02:00 të dielën e fundit të tetorit, në SHBA ky ndryshim bëhet nga 02:00 në 01:00 në 6 nëntor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028075933456421
array(1) { ["section"]=> string(90) "si-mundet-qe-binjaku-i-dyte-te-jete-me-i-madh-se-i-pari-rasti-i-rralle-ndodh-ne-shba-59494" }