“Si në këtë orë, në Tiranë, të shënat e armëve në ish-Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor..."

Publikuar tek: politike, më 15:55 20-02-2018 “Si në këtë orë, në Tiranë, të shënat e armëve në ish-Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor...

Sot, mbushen 27 vite nga rrëzimi i bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Këtë datë të shënuar e kujton edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili me detaje rrëfen se ç’ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

“27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet! Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin. Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë! Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012371063232422
array(1) { ["section"]=> string(107) "si-ne-kete-ore-ne-tirane-te-shenat-e-armeve-ne-ish-bllok-ishin-grahmat-e-fundit-te-nje-regjimi-mizor-110879" }