Si një njeri mbolli një pyll të tërë dhe shpëtoi ishullin ku banon, nga 1 pemë në ditë për 40 vjet (Video)

Publikuar tek: bota, më 20:08 20-08-2017 Si një njeri mbolli një pyll të tërë dhe shpëtoi ishullin ku banon, nga 1 pemë në ditë për 40 vjet (Video)

Jadav Payeng jeton në ishullin më të madh në botë që ndodhet mes ujërave të lumit Bramaputra, Majuli.

Gjatë shekullit të fundit ishulli është prekur nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e përmbytjeve të vazhdueshme duke shkatërruar shtëpi dhe ferma.

Që prej vitit 1917 ishulli ka humbur gati gjysmën e masës së tokës si pasojë e erozionit.

Por në vitin 1970 Payeng vendosi të marrë përsipër një mision të vështirë, të shpëtojë ishullin nga shkatërrimi i plotë. Për 40 vitet e shkuara ai mbolli nga një pemë në ditë, sot një sipërfaqe pyjore rreth 6 kilometra katror.

sdfwergwegr4g4.jpg

“Në fillim ishte e vështirë dhe kërkonte shumë kohë mbjellja e një peme. Tani është e thjeshtë sepse farat i marr nga pemët e rritura”, tregon ai në një dokumentar të National Geographic.

Tashmë pylli ka 115 elefantë, rinocerontë, drerë dhe shumë tigra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momenti tragjik: Fotografia e fundit e adoleshentes para se i dashuri ta shtynte në greminë
Kjo video ju tregon si reagojnë kafshët gjatë eklipsit të diellit »
Article Logic
Execution time: 0.0098490715026855
array(1) { ["section"]=> string(109) "si-nje-njeri-mbolli-nje-pyll-te-tere-dhe-shpetoi-ishullin-ku-banon-nga-1-peme-ne-dite-per-40-vjet-video-89666" }