Si përpiloi dhe shiti procesverbalin fallco brenda komisariatit inspektori i policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:18 30-03-2017 Si përpiloi dhe shiti procesverbalin fallco brenda komisariatit inspektori i policisë

Skema e blerjes së vërtetimit për azil, në Komisariatin Nr 1 të Kryeqytetit u finalizua mbrëmjen e së enjtes në emisionin investigativ Fiks Fare. Inspektori i Policisë, Lekë Marku e shiti këtë vërtetim 200 euro brenda ambjenteve të institucionit shtetëror.

 Siç u lajmërua edhe një ditë më parë, Fiks Fare finalizoi sot skandalin e madh të një inspektori të policisë, ku brenda në komisariat kërkon dhe merr rryshfetin.  Inspektori i Komisariatit nr 1 në kryeqytet, Lekë Marku, shiti 200 euro një procesverbal për të favorizuar blerësin në lehtësimin e marrjes së azilit në vendet e BE-së.   

 

Inspektori i policisë Marku, në bisedimet me denoncuesin shfaqej i shqetësuar dhe shpesh herë dyshues. Në takimin e dytë që zhvilloi me qytetarin që bëri denoncimin në Fiks Fare, ai i kërkoi qytetarit t’i jepte pasaportën që t’i merrte të dhënat.  

Still0330_00014.jpg

Për të lëshuar procesverbalin, duhet edhe një ngjarje, që do t’i shërbente më pas qytetarit për të përfituar azilin. Vetë inspektori i policisë, e krijon vetë fabulën e konfliktit që do të përdorin në dokument.

Punonjësi i poicisë i sugjeron qytetarit që të shënojë në procesverbal , një aksident që i ka ndodhur denoncuesit disa vite më , një  aksident  që ka bërë në Shkodër, për të cilin në realitet nuk e kërcënon askush.

Gjatë bisedës qytetari i përsërit disa herë policit, se atë realisht nuk e kërcënon personi që ka aksidentuar, por polici i thotë se kur vendi ku do të kërkojë azil, do të bëjë verifikimin në komisariat, ai do t’ia konfirmojë ngjarjen

Pas këtij takimi inspektori i policisë i thotë se do e telefonojë vetë ai qytetarin se kur do të paraqitet në komisariat për të marrë vërtetimin e firmosur prej tij.

Takimi i rradhës u bë në një bar kafe afër komisariatit, ku edhe njëherë inspektori i thotë djalit se do ta bëjmë vërtetimin sikur të kërcënojnë ato të aksidentit në Shkodër. "Do e bëjmë sikur do të presin , do të zhdukin, do të vrasin" i thotë inspektori i policisë, Lek Marku qytetarit. Menjëherë pas kafes qytetari dhe inspektori hyjnë në ambientet e brendshme të komisariatit nr 1 ku bëhet përpilimi dhe shitja e dokumentit.

" Kohët e fundit në Shkozë ku unë banoj, ka rreth një javë që dy persona më vijnë vërdallë duke më ndjekur ngado që shkoj dhe jam shumë i shqetësuar për këtë. Kjo është arsyeja që ti, ti ikën andej (jashtë shtetit) edhe...  Unë kërkoj nga ana ime, që të më sigurojnë familjen dhe mua" shkruan inspektori në kompjuterin e tij në ambjentet e komisariatit nr 1 të Tiranës.

Z. Marku  pasi shkruan vetë të gjithë historinë i kërkon djalit të shkruajë emër, mbiemër dhe të firmosë. "Mos e dorëzo dokumentin  atje pa ta kërkuar, se pastaj thonë paska ardhur i përgatitur. Historinë duhet ta kesh të qartë e ta mësosh mirë, se mund të provokojnë andej” instrukton inspektori qytetarin. Pasi e firmos edhe vetë dokumentin kërkon pagesën.

 Pikërisht në zyrën e shtetit, në një komisariat policie,  biseda e fundit ishte për shifrën që qytetari duhet të paguante. Inspektori i kërkon  200 euro dhe që nuk mund të negociohej për çmimin, aq sa i kishte marrë edhe xhaxhait të qytetarit një vit më parë. Ky i fundit i kërkon që shumën e 200 eurove inspektori t’ia konvertojë në lekë. Inspektori para tavolinës së tij të punës i merr lekët nga dora qytetarit dhe fillon e numëron 24 mijë lëkë të reja.  "Bjeri 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10. 200, 220, 240 " numëron lekët Leka.

 Still0330_00013.jpg

Takimi i qytetarit me inspektorin

Inspektori i policisë : Si thua ti ta bëjmë atë letrën? 

Qytetari : Ta bëjmë sikur kam bërë atë aksidentin në Shkodër.

Inspektori i policisë: Të kanë kërcënuar ata?

Qytetari: Jo nuk më kanë kërcënuar se kam bërë burg, e kam kryer dënimin tim dhe nuk kanë çfarë më kërcënojnë ato por të gjejmë një justifikim. Kam bërë burgun nuk kam më probleme me to, kam bërë burgun.

Inspektori i policisë: Se mos më bën ndonjë provë mua, se e nuk kemi burrëri me njëri tjetrin.

Qytetari:  Po ça burrni o burrë, unë të kam kap ty se ne e kemi bërë edhe njëherë tjetër, prandaj të kam kap ty.

Inspektori i policisë: Unë nuk kam besim në ty

Qytetari: Po prandaj i kam thënë babit me të taku ty se e kam dit se nuk ke besim në mua. .

Inspektori i policisë: Se mos më bën noj material?

Qytetari: po jo more burrë kam hall me ba letrat e me ik në punën time.

Inspektori i policisë: Kur të dalësh atje mos e jep letrën direkt thuaj kam probleme , se do të vijnë e të kërkojnë se çfarë letre ke ti dhe pastaj jepe letrën.

Qytetari: E di se ma kanë shpjeguar ato pak a shumë (xhaxhai).

Inspektori i policisë: Unë të hedhi në letër emër mbniemër firmë dhe e verifikojnë vetë ato,

Qytetari: Po ka nevoj për ndonjë vulë ndonjë gjë?

Inspektori i policisë: Jo nuk ka nevojë për vulë, vetëm për këtë.

Qytetari: Sa bën? Apo sa hera e parë?

Inspektori i policisë:Sa hera e parë.  Mos me e diskutu fare fare me askënd.

Qytetari: Jo jo ska problem

Inspektori i policisë: Ashtu. Mi jep pak të dhënat se më duhet ti rregjistroj këtu. Më duhet me i shënu aty. (merr pasaporten dhe shikon të dhënat) do të bëj telefon.

Telefonatë para komisariatit

Inspektori i policisë: Hë ku je?

Qytetari: O shefi këtu tek 1-shi jam.

Inspektori i policisë: Futu me një kafe aty, është një lloto aty afër punës time se erdha.

Still0330_00012.jpg

Denoncuesi  dhe inspektori ulen në lokal

Qytetari: Tash sa u ula, sa kam pirë gotën e parë.

Inspektori i policisë: Si kalove? A u lodhe?

Qytetari: Mirë o burrë.

Inspektori i policisë: Ma bjer një birrë mua.  Për zotin vërtet skam dash të mbaroj punë, se nuk e di mu krijua një ankth a një ashtu, nuk kisha qef , po thashë hajt më... kur ka ndodh ajo përplasja që je përplas me motorr.

Qytetari: Me datë nuk e di, nuk e mbaj mend

Inspektori i policisë:Afërsisht

Qytetari: Nuk e di në botë.

Inspektori i policisë: Tashi ato të bëjnë presion, andej –këtej. A është ky muhabeti?

Qytetari: Ato nuk më kanë bërë presion o burrë mua.

Inspektori i policisë: A është ky muhabeti që do bësh ti? (dokumenti)

Qytetari: Po pra sikur më bëjnë presion.

Inspektori i policisë: sikur të kanë bërë presion, ti nuk i njeh.

Qytetari: Jo

Inspektori i policisë: Sikur do të presin, do të zhdukin, do të vrasin.

Still0330_00018.jpg

Shkojnë në komisarit

Inspektori i policisë: Kohët e fundit, kohët e fundit. Kohët e fundit në Shkozë ku unë banoj, ka rreth një javë që dy persona më vijnë vërdallë duke më ndjekur ngado që shkoj dhe jam shumë i shqetësuar për këtë. Kjo është arsyeja që ti, ti ikën andej (jashtë shtetit) edhe...

Qytetari: Po

Inspektori i policisë: Unë kërkoj nga ana ime, që të më sigurojnë familjen dhe mua. Ti mbaje këtë (dokumentin), dhe kur ta kërkojnë, ose lidhu me atë kushuririn që ke atje.  Se kur e jep thonë qenka i pergatitur. Emër, mbiemër, firmë këtu (në dokument)

Qytetari: A 200? A 200 euro apo 200 mijë lekë (të vjetra)?

Inspektori i policisë: Euro.

Qytetari: Euro?

Inspektori i policisë: Po

Qytetari: 200 euro sa lekë bëjnë?

Inspektori i policisë: Bjeri, 1, 2, 3,4, 5, 6,7,8,9,10.          200 , 210, 220, 240.

 Still0330_00016.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situatë alarmante në Lezhë nga zjarri i përmasave të mëdha
Ofendoi keq policin rrugor, procedohet penalisht kreu i PD në Lushnje »
Article Logic
Execution time: 0.012104988098145
array(1) { ["section"]=> string(91) "si-perpiloi-dhe-shiti-procesverbalin-fallco-brenda-komisariatit-inspektori-i-policise-73627" }