Si t’ia thuash një nëne se djali i saj ka vdekur

Publikuar tek: bota, më 22:16 07-09-2016 Si t’ia thuash një nëne se djali i saj ka vdekur

Nga Naomi Rosenberg

Fillimisht duhet të marrësh përparësen. Nuk më intereson nëse nuk të kujtohet ku e ke lënë, gjeje. Nëse je mbytur nga gjaku, kërkoi dikujt të shkojë menjëherë në bodrum dhe të marrë një uniformë të re. Fute atë nën përparëse dhe shko në banjo. Shiko veten në pasqyrë dhe thuaje. Thuaj emrin e nënës dhe thuaj emrin e fëmijës së saj. Nuk mund të përshtatesh më mirë për këtë pjesë në mënyrë tjetër.

Po ta tregoj: Nëse aty do të ishte nëna ime, ti do i thoje, “Zonja Rosenberg. Kam lajme tmerrësisht, tmerrësisht të këqija. Naomi vdiq sot.” Thuaje këtë me zë të lartë deri sa të arrish ta thuash qartë dhe fort. Sa fort? Mjaftueshëm. Nëse nuk arrin të përmirësohesh pas herës së pestë, atëherë je duke nxituar dhe nuk do e bësh në mënyrën e duhur. Merr kohën e nevojshme.

Pasi të dalësh nga banjo, mos bëj asgjë tjetër përpara se të shkosh te ajo. Mos telefono askënd, mos fol me studentët, mos jep asnjë porosi. Mos e bëj atë të presë. Është nëna e tij.

Kur të hysh në dhomë do e kuptosh kush është e ëma. Po, jam e sigurtë. Jepi dorën dhe tregoi se kush je. Nëse je në kohë, takoi të gjithë. Po, do e kuptosh nëse je në kohë. Mos qëndro në këmbë. Nëse nuk ka karrige bosh, kolltuku ka gjithnjë krah.

Duhet të marrësh një vendim nëse do e pyesësh për atë çfarë ajo di. Nëse je ai që e ke telefonuar dhe i ke thënë se djali i saj është qëlluar, atëherë e ke bërë një pjesë të punës, por nuk ka përfunduar akoma. Duhet ta bësh tani. Mos e lë asnjëherë të presë. Është nëna e tij. Tani ti shpërthen botën. Po, duhet ta bësh. Duhet t’i thuash diçka si: “Zonja Booker. Kam lajme tmerrësisht, tmerrësisht të këqija. Ernesti vdiq sot”.

Pastaj prit.

Mos u ngri në këmbë. Mund ta lësh veten në zhurmën e frymëmarrjes tënde, ose në rrahjen e pulsit, ose të shikosh drejt lidhëseve të këpucëve të tua, por mos u ngri në këmbë. Je aty për të. Ajo është nëna e tij.

Nëse nëna ka një tjetër djal me vete dhe ai godet murin apo thyen karrigen, mos u shqetëso. Ai që godet murin apo thyen karrigen do të jetë më mirë se ai që shikon poshtë dhe refuzon të qajë. Ai që godet murin ose thyen karrigen do të jetë më i lehtë sesa motra që shikon lart dhe mbyll sytë i mbushen me lot.

Rojet e sigurisë janë jashtë dhomës dhe kur të dëgjojnë zhurmën e parë ata e dinë që duhet të hyjnë brenda. Jo, nuk ke nevojë t’ua kërkosh. Ata e dinë për dhomën e familjes në departamentin e emergjencës në Filadelfian e Veriut. Është gjithçka në rregull. Ata do të jenë të sjellshëm. Nëse në karrige nuk mund të ulesh sërish, nuk ka problem. Ne kemi para për karrige të reja çdo verë. Nëse ai nuk e thyen karrigën tënde, qëndro aty. Nëse e thyen, gjej një vend tjetër për t’u ulur. Je aty për nënën dhe ke akoma punë për të bërë.

Nëse të pyet, do i tregosh çfarë di. Mos e gënje. Por mos i thua që ai është vrarë. Po, ajo e di që është vrarë, por nuk është kjo ajo çfarë duhet të thuash. Ti thuaj që ai ka vdekur, kjo është pjesa që ti ke parë dhe që ti di. Nëse ajo të pyet nëse ndjeu dhimbje, duhet të tregohesh i kujdesshëm. Nëse nuk ka ndjerë, garantoje me shpejtësi. Nëse ka ndjerë, mos e gënje. Por, kjo dhimbje ka marrë fund tani. Mos thuaj asnjëherë se ai ishte me fat sepse nuk ndjeu dhimbje. Ai nuk ishte me fat. Ajo nuk është me fat. Mos e bëj atë fytyrë. Është e paimagjinueshme thellësia e marrëzirave që themi ndonjëherë.

Përpara se të ikësh do i thyesh zemrën edhe njëherë tjetër. “Jo, më vjen keq, por nuk mund ta shikosh. Janë disa rregulla strikte që kur një njeri vdes në këtë mënyrë, policia duhet ta shikojë e para. Nuk mund të lejojmë të hysh brenda. Më vjen keq”. Mos thuaj asnjëherë “trupi”. Ai nuk është thjesht një trup. Është djali i saj. Kërkon t’i thuash se e di që ai i përket asaj. Por ajo e di këtë dhe nuk ka nevojë t’ia thuash ti. Në vend të kësaj, duhet t’i thuash se ajo do e ketë kohën e saj dhe do rikthehesh nëse ka më shumë pyetje për ty. Më shumë pyetje, ose pyetjen e parë. Nëse nuk ka pyetje, mos u përgjigj për pyetjet që kurrë nuk t’i bëri.

Kur të dalësh nga dhoma, mos i bërtit një studenti që ka pyetje për ty. Kur të shkosh në shtëpi, mos i bërtit bashkëshortit. Nëse i ka lënë sërish çorapet në tokë, është gjithçka në rregull.

*Naomi Rosenberg është doktoreshë në depratamentin e emergjencave në Spitalin Temple, Philadelphia, SHBA. Përshtatur nga New York Times.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098440647125244
array(1) { ["section"]=> string(54) "si-t-ia-thuash-nje-nene-se-djali-i-saj-ka-vdekur-52245" }