Si ta mbani shtëpinë të freskët pa kondicioner

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 29-06-2015 Si ta mbani shtëpinë të freskët pa kondicioner

Jo të gjithë e kanë mundësinë të përballojnë faturën e lartë të energjisë elektrike falë kondicionerit, por çdokush do të dëshironte të shmangte valën e të nxehtit gjatë stinës së verës. Mesa duket ka disa metoda se si ta mbani vapën jashtë shtëpisë tuaj.

1.Mbyllini grilat e dritareve

Mund të duket e çuditshme por realisht rreth 30 përqind e nxehtësisë vjen nga jashtë nëpërmjet dyerve dhe dritareve të shtëpisë. Duke shfrytëzuar perdet dhe hijet mund ta ulni temperaturën e shtëpisë deri në 20 gradë. Me fjalë të tjera, duke mbyllur grilat mund të kurseni rreth 7 përqind të faturës elektrike dhe të mos e ktheni shtëpinë në një serë përvëluese.

2. Tregohuni të zguar me dyert e shtëpisë

Mbyllja e dyerve të dhomave mund ta ndalojë ajrin e ftohtë të qarkullojë në shtëpinë tuaj, sidomos gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Por edhe gjatë natës është e rëndësishme ta lejoni ajrin të qarkullojë natyrshëm.

3. Modifikoni freskuesen tuaj

Në internet ka me qindra video që tregojnë se si me pak shpenzime mund të modifikoni një freskuese të tjeshtë duke i bashkangjitur asaj një enë të madhe të mbushur me akull. Kjo metodë mjaft efikase do të bënte që ajri i freskueses të ftohet dhe të përhapet në të gjithë dhomën.

3. Ndroni çarçafët tuaj

Ndërsa batanijet tekstile dhe materialet e tjera të leshta janë një izolues i mirë i temperaturës, nuk është rasti kur ato janë të nevojshme. Pambuku është materiali i duhur që freskohet më shpejt dhe e ruan këtë freski gjatë gjithë ditës.

4. Fokusohuni në temperaturën e trupit tuaj, jo të shtëpisë

Nëse paraardhësit tuaj mundën ti mbijetojnë të nxehtit edhe pa kondicioner, sigurisht që edhe ju mundeni. Me rëndësi më të madhe se temperatura e shtëpisë eshte ajo e trupit tuaj. Përdorimi i lëngjeve dhe pijeve freskuese gjatë verës është domosdoshmëri.

5. Blindoni krevatin tuaj nga vapa

Ashtu siç mund të përdoret një shishe me ujë të nxehtë gjatë dimrit për tu ngrohur, mund të përdoret edhe një shishe me ujë të ngrirë gjatë verës për tu freskuar. Ngrini në frigorifer një shishe me ujë dhe para se të flini vendoseni atë poshtë krevatit. Gjatë gjithë natës akulli do të freskojë ajrin përreth si dhe çarçafët.

6. Lereni ajrin e natës të hyjë në shtëpi

Në shumë vende temperaturat gjatë natës bien ndjeshëm. Nëse ky është rasti në vendin ku jetoni, shfrytëzojeni ajrin e freskët të natës për të bërë një gjumë sa më të qetë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdhi vera! Filloi shkuma party
Del intervista e Xherdan Shaqirit me Ilda Bejlerin, mediat zvicerane i konsideruan “të dashur” »
Article Logic
Execution time: 0.012232065200806
array(1) { ["section"]=> string(52) "si-ta-mbani-shtepine-te-fresket-pa-kondicioner-14934" }