Si të nxihemi shpejt dhe pa dëmtuar lëkurën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:51 20-07-2016 Si të nxihemi shpejt dhe pa dëmtuar lëkurën

Shumë prej nesh nisën saunat pa filluar vera, që kur të ekspozoheshin me fustane të kishin ngjyrën e duhur. Për të gjithë ata të cilët duan të nxihen shpejt dhe pa dëmtuar lëkurën e tyre ndiqini këto këshilla dhe do ja dilni të fitoni ngjyrën perfekte:

1– Fitimi i ngjyrës fillon që nga ushqimet që konsumoni. Hani karota. Karotat ju ndihmojnë te mbushni trupin tuaj me lëndën ushqyese beta-karoten. Pikërisht nga ky element merret ngjyra e trupit aq shumë e dëshiruar për ju. Sa më shumë ka ne trupin tonë aq më shpejt nxihemi. Të paktën të konsumojmë 6 karota në ditë.

2 – Të qëndrojmë të hidratuar. Një krem i mirë hidratues në fytyre dhe në trup bë darkë krijon bazën e duhur për përthithjen e rrezeve të diellit ditën e nesërme. Stabilizon nivelin e duhur te ujit në lëkurë. Kështu mund të shpëtoni edhe nga rrudhat qe shkakton dielli

3 – Qëndroni në diell, por jini gjithnjë të kujdesshëm të mbroni lëkurën tuaj. Kjo pasi rrezet ultra vjollcë mund të jenë me të vërtetë të dëmshme edhe pse në fillim nuk e vini re.

4 – Merrni rreze dielli pranë ujit. Është e vërtetë që me shumë rreze merren në momentin kur jeni pranë detit apo një pishine. Kjo sepse përveç rrezeve që vijnë nga vetë dielli janë dhe rrezet që përplasen me sipërfaqen e ujit dhe vijnë sërish te ju.

5 – Merrni rrezet e diellit nga ora 10-14. Orët më të nxehta janë ato kur rrezet e diellit janë më intensive. Pikërisht në këtë fashë orari shtohet mundësia për tu nxirë më shpejt. Nuk është e thënë të qëndroni në diell për 4 orë pa pushim sepse kthehet në dëmtim të lëkurës.

6 – Masazh. Një ditë përpara se të dilni në diell masazhojeni lëkuren tuaj. Sidomos fytyrën. Në këtë mënyrë lëkura jo vetëm që bëhet më e bukur dhe kompakte por edhe nxirja do të jetë më uniforme, e shndritshme dhe do të rezistojë më gjatë. Kjo sepse ndihmon të largohen qelizat e vdekura nga lëkura.

Këto janë disa këshilla, të cilat nëse i ndiqni me kujdes do ja dilni të errësoni lëkurën tuaj në mënyrën e duhur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050295829772949
array(1) { ["section"]=> string(49) "si-te-nxihemi-shpejt-dhe-pa-demtuar-lekuren-47228" }