SI U BËRA DREJTOR!

Publikuar tek: pa-stres, më 11:11 03-04-2019 SI U BËRA DREJTOR!

Nga Edi Oga- Ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Jam shumë i zgjuar! Kam lindur kështu apo jam bërë rrugës, askush nuk mund të ma thotë, se askush nuk e di! Vetëm unë e di këtë, se jam shumë i zgjuar!

Nuk marr vesh nga matematika, se tëtë klasë shkollë kam, por nuk më duhet. Kur ndamë tokat midis vëllezerve dhe motrave, unë nuk përdora as laps as letër, i bëra me mend të gjitha, se jam shumë i zgjuar. Unë mora më shumë se ata, por asnjeri nuk e vuri re. Ata më besuan mua, sepse jam më i zgjuari i fisit.

Nuk marr vesh nga kimia, por rakinë e mirë di ta dalloj me erë, se jam i zgjuar.

Nuk ia kam idenë biologjisë, por qeni im do më falenderonte, aq mirë e trajtoj, ngaqë jam i zgjuar.

Nga fizika nuk marr vesh, por kur shoh nga dritarja që në qiell ka re të zeza, dal gjithmonë me çadër. Në fakt kjo është më tepër çeshtje eksperience, por edhe zgjuarsia ka të bëjë.

Nuk jam inxhinier ndërtimi, por shtëpinë e bëra vetë. E bëra dy katëshe dhe lashë hekurat jashtë për kolona, edhe për dy kate të tjerë. Çeshtje zgjuarësie.

Nuk di fare nga historia, gjeografia, filozofia, por të gjithë në lagje më pyesin mua dhe unë e kam një përgjigje për gjithçka. Jo për gjë, por jam shumë i zgjuar!

Për këtë më bënë drejtor, ngaqë jam shumë i zgjuar. Përpara fushatës , erdhën ata të partisë dhe më kërkuan vota. 'Po na sigurove kaq vota, më thanë, do të fusim në punë shteti'. Unë nuk durova, se jam i zgjuar, ndaj u thashë. 'Nëse unë ju jap trefishin e këtyre votave, a më bëni drejtor?'

Ata në fillim qeshën, por dikush u tha në vesh se kush jam ndaj më thanë: 'Që të bëhesh drejtor, duhet të kesh edhe një aftësi tjetër, a na kupton? Na kupton apo jo?!' Sigurisht që i kuptova, se jam i zgjuar. Bëra gati zarfin me Euro dhe 'votova'. Bleva diplomat dhe kopsita letrat. Më bënë drejtor në shtet. Kam në dorë të gjitha lekët e ndërmarrjes. Çdo muaj bëj gati dy zarfa, një të vogël për vete dhe një të madh për partinë.

A nuk jam tmerrësisht i zgjuar?

Ti o lexues që më ke zili dhe mendon se je më i zgjuar sesa unë vetëm se ke më shumë shkollë, e ke gabim. Ti mund të jesh më i ditur sesa unë, por unë jam më i zgjuar se ty!

O Zot sa i zgjuar jam!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VETVRASJA E PRESIDENTIT!
»
Article Logic
Execution time: 0.0062930583953857
array(1) { ["section"]=> string(24) "si-u-bera-drejtor-159005" }