Si u bind punonjësi i rafinerisë së Fierit mos vetëhidhej nga 40 m lartësi dhe historia e trishtë e një jete me stërmundime

Publikuar tek: aktualitet, më 15:37 23-01-2017 Si u bind punonjësi i rafinerisë së Fierit mos vetëhidhej nga 40 m lartësi dhe historia e trishtë e një jete me stërmundime Agim Mydini

Ata që e njohin nga afër thonë se Agim Mydini është një njeri të cilit jeta nuk i ka buzëqeshur. Me një ekonomi të varfër, një njeri punëtor dhe baba i gjashtë fëmijëve, si fryt i dy martesave, katër me gruan e parë dhe dy me gruan e dytë.

Për orë të tëra Mydini qëndroi në oxhakun e rafinerisë së naftës në Fier ku ishte ngjitur me një litar dhe teksa mbante një shishe benzinë në dorë, kërcënonte se do të vetëhidhej për shkak se kompania nuk i kishte dhënë rrogën prej katër muajsh.

 Fëmijët i luteshin mos ta bënte por në fund, Mydini u bind nga një administrator i firmës i cili i premtoi se do i merrte lekët në rast se zbriste.

Nga ana tjetër, shokët e tij, që ndanin të njëjtin hall të mosmarrjes së rrogës prej katër muajsh, e nxisnin mos zbriste nga frika se ato lekë nuk do i merrnin.

Por përballë lutjeve të fëmijëve dhe premtimit të firmës, babai është dorëzuar dhe ka zbritur nga lartësia prej 40 metrash ku ka hipur, për të kryer më pas edhe një kontroll në spital nga ky raportohet se situata e tij emocionale e psikologjike nuk është aspak e mirë.

Nga ana tjetër kompania TPD tha në një reagim për mediat se s’ka lidhje me pretendimet e punonjësit dhe se marrëveshja e punonjësve me kompaninë e naftës ka skaduar që në 31 dhjetor të 2016-ës dhe aseti i është dorëzuar përmbaruesve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ofron rryshfet punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari (Emri dhe Video)
Bënin kërdinë me vjedhjen e karburanteve, arrestohet 20 vjeçari pjesë e grupit të grabitësve »
Article Logic
Execution time: 0.0099411010742188
array(1) { ["section"]=> string(129) "si-u-bind-punonjesi-i-rafinerise-se-fierit-mos-vetehidhej-nga-40-m-lartesi-dhe-historia-e-trishte-e-nje-jete-me-stermundime-66397" }