Si u drejtuan sulmet në Paris, zbardhet koordinimi me telefonata dhe mesazhet

Publikuar tek: bota, më 08:26 31-12-2015 Si u drejtuan sulmet në Paris, zbardhet koordinimi me telefonata dhe mesazhet

Të dhëna të tjera hetimore dalin në dritë për sulmet në Paris. Prestigjozja “Le Monde “ raporton se në bazë të hetimeve të fundit, sulmet terroriste u drejtuan përmes telefonave ndërkohë që sulmuesit ishin në terren.

E gjitha kjo sipas hetuesve ishte një “regji belge” e koordinuar mirë dhe mendohet se një person nuk është identifikuar dhe besohet se është pikërisht personi që ka dhënë urdhërin përmes celularit për të nisur sulmet.

Kjo ëhstë zbuluar përmes një celulari të tipit Samsung që u gjet në një kazan mbeturinash dhe që është përdorur nga një prej terroristëve. Në këtë celular është marrë mesazh pak para sulmit, në orën 21:42.

“Nisi, të fillojmë”, është ky mesazhi që ka ardhur në telefon. Telefoni i aktivizua në orën 22:24 dhe u çaktivizua fill pas ardhjes së mesazhit. Në të njëjëtën kohë, përmes kësaj linje janë shkëmbyer 25 mesazhe me tekst të koordinuar nga Abdelhamid Abaaoud.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019767045974731
array(1) { ["section"]=> string(82) "si-u-drejtuan-sulmet-ne-paris-zbardhet-koordinimi-me-telefonata-dhe-mesazhet-28908" }