Si u kapën 48 kg kanabis në kufi me Malin e Zi, duke përdorur kamera termike (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 23-04-2017 Si u kapën 48 kg kanabis në kufi me Malin e Zi, duke përdorur kamera termike (Foto) Foto ilustruese

Policia Kufitare në Shkodër ka arritur të sekuestrojë 48 kilogram kanabis sativa që po tentohej të kalohej në Malin e Zi nga persona ende të paidentifikuar.

Policia Kufitare ka përdorur kamerat termike duke diktuar lëvizjet e disa personave në pyll. Në momentin që kanë  pikasur se po ndiqeshin. Njoftimi:

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 48 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin jeshil në afërsi të piramidës A-2-9/1, në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç, mbi  fshatin Brigjë, Hot, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në orët e para të mëngjesit kanë konstatuar me anë të Kamerave Termike disa persona që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi duke transportuar dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.

w4t35y35u5u5ui.jpg

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Forcën Operacionale të Kufirit si dhe Sektorin Kundër Narkotikëve  në D.V.P Shkodër.

Personat  porsa kanë parë se po i ndiqte Policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.

Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur  kapjen e personave që transportonin lëndën narkotike.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve e mbetur në tentativë" e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

34t34ty34yhyhju.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E habitshme celulari më i mirë për 2017 nuk është as Samsung, as iphone por...
A do ketë përplasje me policinë nesër në protestën e (pa)ligjshme të PD-së? »
Article Logic
Execution time: 0.0099289417266846
array(1) { ["section"]=> string(86) "si-u-kapen-48-kg-kanabis-ne-kufi-me-malin-e-zi-duke-perdorur-kamera-termike-foto-76174" }