Si u komentua nga GREKËT kualifikimi i Jonida Maliqit në finalen e Eurovision

Publikuar tek: aktualitet, më 11:50 17-05-2019 Si u komentua nga GREKËT kualifikimi i Jonida Maliqit në finalen e Eurovision

Kualifikimi i kengëtares shqiptare Jonida Maliqi nuk mund të mbetej pa u komentuar edhe nga mediat greke.

 

Në televizionin shtetëror 'ERT' prezantuesit Kapoutzidis dhe Kuzaku në momentin që Shqipëria u kualifikua, e komentuan si një nga surprizat të kualifikimeve : 'Shqipëria edhe pse nuk ishte nga 10 favoritet për t’u kualifikuar, Jonida dhe koleget e saj arritën të fitojnë zemrat e fansave dhe u kualifikuan duke bërë surprizën. Me siguri që në këtë kualifikim do ketë ndikuar shumë numri i madh i shqiptarëve të diasporës të cilët do ta kenë votuar Jonidën...' , thanë komentuesit grek 'live'.

'Ethnos' shkruan "Surpriza e natës është me siguri Jonida Maliqi e cila do të përfaqesojë Shqipërinë në finale!" ndërsa "To Thema" shkruan "Jonida Maliqi u konfirmua si një nga këngëtaret që edhe pse nuk ishte favorite, arriti të kualifikohej. Tani mbetet të shohim se çfarë paraqitje do të ketë në finale!"

Me siguri që grekët janë suprizuar bga kualifikimi i Jonidës...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020913124084473
array(1) { ["section"]=> string(84) "si-u-komentua-nga-greket-kualifikimi-i-jonida-maliqit-ne-finalen-e-eurovision-164673" }