Si u liruan vëllezërit Kusi nga burgu pas 2 vrasjeve, një në Tiranë dhe një në Angli, gazetarja: Të bëhemi gati për Indritin e rradhës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:29 24-08-2019 Si u liruan vëllezërit Kusi nga burgu pas 2 vrasjeve, një në Tiranë dhe një në Angli, gazetarja: Të bëhemi gati për Indritin e rradhës Viktima Indrit Çela

Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çelaj para dy ditësh në kryeqytet shokoi dhe indinjoi mbarë opinionin publik.

Zemërimit qytetar për vdekjen e punëtorit të kondicionerëve i është bashkuar dhe gazetarja e njohur Nikoleta Kovaçi.

Nëpërmjet një postimi në ‘’Facebook’’, ajo shkruan se fajtorë për vdekjen e të riut nga Mallakastra ‘’janë të gjithë ata që ngritën këtë sistem pervers të drejtësisë dhe se në këto kushte që ndodhet shoqëria dhe shteti sot mbetet të presim për viktima të tjerë’’.

Indrit Çela u vra në rrugën ‘’Muhamet Gjollesha’’ nga Griseldo dhe Albano Kusi, persona me precedentë penalë (vrasje, vjedhje dhe trafik droge).

Postimi i Nikoleta Kovaçit:

Ky asht Indriti! Djali qe nderroi jete sot nga nje plumb ne koke! Ishte ne pune! Po montonte kondicionerë ne vilen e ca vrasesve! Lloj Konstandini! E mbani mend besoj; ai qe pasi vrau njehere nje djale, shok te vetin, vrau serish jo vetem shokun po edhe personat qe kishin detyre me sjell para per pazarin... Edhe keta, trimthat Kusi, u arrestuan per dy vrasje dhe u lane te lire! Njera ne Tirane e tjetra per pazare droge ne Angli! Gjykatat i liruan! Ata serish do vrisnin; ashtu siç vrau Konstandini! Ata jane djemte e nje pasaniku e sigurisht e ka ble drejtesine! Pasaniku ka vile! E ka ne mes te Tiranes! Aty vrane edhe Indritin, djalin e vetëm te nje familjeje te thjeshte mallakastriote! Djali kishte mision me i dhane nje dore ndihme ekonomike familjes, po konstandinet e ketushem vrasin, ta marrin jeten sepse ti je thjeshte nje sherbetor trafikantesh, barbaresh dhe mjeranesh qe kane mbeshtetjen e çakejve te politikes e te drejtesise!

Kush do reagoje per Indritin?! Kush do denohet per Indritin?! S’jane vrases vetem djemte e pronarit te viles, asaj qe u la me gjakun e Indritit! K’tu vrasesit e tij jane te shumte; Kushdo qe ngriti kete sistem pervers hetimi, gjykimi e drejtimi asht vrases! Kushdo qe miklon pronarë mashtrues, ordinerë, hajdutë e trafikantë jane vrasesit e Indritit! Edhe te gjithe ne, qe kemi lejuar te kultivohet nje lloj pronari-monstruoz qe vret, dhunon, perdhunon e abuzon, jemi te gjithe vrases dhe pergjegjes! Tash le ta hame turpin e heshtjes sone me buke, e te qajme fatin e Indritit, gjamen e familjes Çela, e te bahemi gati per Indritin e radhes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018979072570801
array(1) { ["section"]=> string(138) "si-u-liruan-vellezerit-kusi-nga-burgu-pas-2-vrasjeve-nje-ne-tirane-dhe-nje-ne-angli-gazetarja-te-behemi-gati-per-indritin-e-rradhes-176160" }