Si u "maskuan" motrat Kajtazi që mos identifkoheshin, zbardhen dëshmitë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 14-08-2015 Si u Motrat Kajtazi, 18 dhe 14 vjeç

Motrat Kajtazi kanë dhënë dëshminë e tyre në polici menjëherë pasi u gjendën në Vlorë, në një banesë të marrë me qera. Ato i kanë thënë policisë se fillimisht u është dashur të marrin një taksi për t’u larguar nga Tirana, dhe me të vajtur në Vlorë kanë gjetur një banesë me qera kundrejt një pagese prej 150 mijë lekësh.

“Përdorëm pasaportën e motrës që e kishte mbushur moshën. Gjetëm shtëpi dhe u bëmë bjonde që mos na njihnin. S’donim të ktheheshim. Ne i helmuam prindërit dhe i vumë zjarrin shtëpisë por nuk kemi marrë aq para sa thonë ata”, kanë deklaruar dy motrat të cilat tashmë do të dërgohen në një burg për të mitura.

Dy motrat, Orialda dhe Klevisa Kajtazi, 18 dhe 14 vjeç, u larguan nga shtëpia rreth 1 muaj më parë, pasi droguan me barna duke vënë në gjumë prindërit e tyre. Në momentin kur prindërit dhe motra e tyre e madhe ndodheshin në spital për t'u kuruar nga helmimi i barnave, ato morën rreth 500 mijë lekë (të reja) dhe para se të largosheshin e të humbisnin gjurmët, i vunë zjarrin shtëpisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i Fundit/ Nishani kthen Ligjin për Arsimin e Lartë dhe jep 5 argumentet e kundërshtisë
Fotografi të rralla, flutura ndalon te sytë e breshkës për të pirë lotët e saj »
Article Logic
Execution time: 0.011482000350952
array(1) { ["section"]=> string(74) "si-u-maskuan-motrat-kajtazi-qe-mos-identifkoheshin-zbardhen-deshmite-18369" }