Ditën e djeshme në qytetin e Patosit rreth orës 17:15 u njoftua për një sherr me kallashnikov e mjete të tjera mes të rinjve në qendër të qytetit.
Nga konflikti i krijuar për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur me armë zjarri A. Lutaj dhe R. Sanxhaku ndërsa u plagosën edhe 3 të tjerë me mjete të forta. E gjitha nisi në lokal teksa të rinjtë ishin ulur për kafe. Një grup tjetër të rinjsh rreth moshës 17-25 vjeçare kanë kaluar aty pranë dhe pyetja “Ç’a ke që më shef?!”, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi. Kaq ka mjaftuar që të rinjtë në lokal të gjenin një levë hekuri dhe t’i binin njërit prej personave të grupit tjetër.
Grupi që po kalonte dhe që pyeti grupin tjetër “Çfarë kishte që shikonte”, ka shkuar në makinën parkuar jashtë lokalit, ka marrë kallashnikovin dhe ka lënë të plagosur 2 të rinjtë e moshës 25 dhe 24 vjeç. . Ata janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa klientët dhe njerëzit përreth kanë mbetur të terrorizuar nga ngjarja.
.