Si u shpërfytyrua në fytyrë modelja 24 vjeçare pas agresionit në një pub të Liverpulit

Publikuar tek: bota, më 11:42 15-05-2016 Si u shpërfytyrua në fytyrë modelja 24 vjeçare pas agresionit në një pub të Liverpulit

Modelja Gemma Hilton 34 vjeç është sulmuar në një pub në Liverpul, pasi ka refuzuar një djalë që ta shoqërojë atë në pijë. Siç raportojnë mediat britanike, fytyra e saj është shpërfytyruar tërësisht ndërkohë që mjekëve u është dashur të kryejnë 50 qepje.

Hilton, nënë e tre fëmijëve dhe modele, një mbrëmje gjatë muajit shkurt kishte dalë të festonte me miqtë në një bar në Liverpul. Aty u takua me Kelly Watterson 37 vjeç, i cili i kishte folur dhe më pas ajo e ka refuzuar.

Një kamera e sigurisë ka filmuar momentin e agresionit të mashkullit ndaj modeles. Watterson I ishte hedhur në qafë në mënyrë të përsëritur, duke bërë presion mbi të, raporton Daily Mail. Ndërkohë që ajo e shtynte vazhdimisht.

Por në këtë moment, djali 37 vjeçar theu një gotë vere dhe po gërvishte Hiltonin në fytyrë. Pas këtij agresioni, modelja u cua drejt e në spital. Media britanike raporton se tre fëmijët që kanë shkuar për të parë nënën, nuk e kanë njohur fillimisht, dhe kanë pasur frikë prej saj.

Plagët janë shëruar por ajo është tërhequr në fytyrë dhe sot e ka të pamundur të buzeqeshë. Gjykata ka vendosur të dënojë me 6 vite burg agresorin.

13219970_10154785386548765_789530731_n.jpg

13233488_10154785386553765_1492264339_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027680158615112
array(1) { ["section"]=> string(92) "si-u-shperfytyrua-ne-fytyre-modelja-24-vjecare-pas-agresionit-ne-nje-pub-te-liverpulit-40497" }