Si u shpëtua shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk, ministri i Brendshëm shkarkon 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë

Publikuar tek: bota, më 07:18 16-07-2016 Si u shpëtua shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk, ministri i Brendshëm shkarkon 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë Hulusi Akar, shef i Shtabit të Përgjithshëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Efkan Ala ka shkarkuar nga detyra pas grushtit të shtetit 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë. Sipas ‘’Anadolu Agency’’ ata janë të Organizatës Terroriste FETÖ. Mësohet se 754 ushtarakë të forcave të armatosura turke kanë qenë të përfshirë në grushtin e shtetit.

Ushtria turke ka kryer edhe një operacion të vështirë për të shpëtuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralin Hulusi Akar, raporton ‘’Dailysabah’’.

Gjenerali ishte marrë peng nga ushtarakët pjesë e grushtit të shtetit dhe e kishin transportuar me helicopter në bazën ajërore të Akıncılarit, 35 kilometra larg Ankarasë.

Gjenerali, pasi u shpëtua, u dërgua në një vend të sigurtë, raportojnë mediet.

 “Situata është normalizuar. Falënderoj liderët e opozitës, pasi i dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë.

Qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë’’, tha kryeministri Binali Yildirim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e fortë e Erdoganit për organizatorët e grushtit të shtetit: Do paguani shtrenjtë!
Momenti i shpërthimit në Parlamentin Turk, deputetët në panik (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012251138687134
array(1) { ["section"]=> string(113) "si-u-shpetua-shefi-i-shtabit-te-pergjithshem-turk-ministri-i-brendshem-shkarkon-5-gjenerale-dhe-29-kolonele-46780" }