Si u vra efektivi i RENEA-s. Dinamika e ngjarjes zbardhet nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 13:12 24-06-2015 Si u vra efektivi i RENEA-s. Dinamika e ngjarjes zbardhet nga policia

Policia ka dhënë detajet zyrtare nga ngjarja në Lazarat si pasojë e përleshjes me armë mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA dhe u plagosën 2 të tjerë. Lidhur me këtë policia tregon aksionin duke zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Në fshatin Lazarat forcat e FNSH të cilat ishin të lokalizuara me shërbim në vendin e quajtur “Kazinoja” mbi  ish Pularinë tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qendrës së fshatit Lazarat nga persona të paidentifikuar.

Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qendra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e personave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.
Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosur të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.
Gjatë operacionit për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet Benz i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.
U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA me mjetin tip Volkswagen me targa MB 060 AA, ku në fërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punojësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen, ndërsa punojësit e policisë J. I. dhe P. H. janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip Benz i bardhe së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo.

Gjatë kqyrjes së automjetit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në këtë automjet janë gjetur, një arsenal armësh:
Një automatik kallashnikov,një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si kokainë", thuhet në deklaratën e policisë.

Policia bën gjithashtu me dije se janë shoqëruar 7 persona në polici për të zbuluar nëse kanë lidhje me ngjarjen.

"Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të  tjerë nga fshati Lazarat për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo.

Ndërkohë forcat e policisë mbajnë në vëzhgim grupin e armatosur që ndodhet te ish Pularia në fshatin Lazarat.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan opereacional , për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë.
Në ndihmë të forcave të policisë kanë mbritur grupe të tjera të fnsh dhe të Reneas si dhe janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë për të transportuar forcat e policisë.

Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka mbritur Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako , Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato , Prokurori i Krimve të Rënda Andan Zholi, si dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Rënda", thuhet në deklaratë e ndërkaq njoftohet se operacioni po vijon për kapjen e personave të armatosur.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Efektivët në Lazarat me mjet të papërshtatshëm ‘’Volksvagen’’, deklaratat e Ramës diabolike
FOTO EKSKLUZIVE/ Forcat RENEA rrethojnë fshatin, presin urdhër. Reagon ambasada e SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.015040159225464
array(1) { ["section"]=> string(74) "si-u-vra-efektivi-i-renea-s-dinamika-e-ngjarjes-zbardhet-nga-policia-14539" }