Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka treguar mbrëmjen e sotme edhe një herë momentin kur u nda nga jeta vajza e tij.
Këngëtari i njohur është shfaqur i përlotur në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” News 24, teksa tregoi ato momente shumë të vështira.
Ai tha se momenti ku iu nda nga jeta vajza, ishte më i vështiri i jetës së tij, por falë mbështetjes së miqve ia doli mbanë ta kalojë.
“Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për tu kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh i përlotur Sidrit Bejleri në studio.
Më poshtë statusi i Sidritit në Facebook për vajzën e tij, Sofia, që e humbi në moshën 19 muajshe: