Sigmar Gabriel, një impulsiv në krye të diplomacisë gjermane

Publikuar tek: bota, më 00:42 28-01-2017 Sigmar Gabriel, një impulsiv në krye të diplomacisë gjermane

I gjithanshëm, i paparashikueshëm, mbështetës i fjalës së lirë, social-demokrati Sigmar Gabriel i cili mori sot detyrën e kreut të diplomacisë gjermane, nuk zotëron në pamje të parë asnjë prej cilësive të përgjithshmë të nevojshme për këtë funksion.

“Në postin tim të ardhshëm, nuk duhet të vazhdoj më në këtë mënyrë, më tha Frank-Walter Steinmeier, kreu i ardhshëm i shtetit dhe ministër i Punëve të Jashtme në ikje, pohoi dje me shaka Sigmar Gabriel në sallën e Parlamentit. Duhet që të bëhem më tepër diplomatik.

Gadishmëria e tij për të ruajtur gjakftohtësinë shumë shpejt do të vihet në provë, me fillimin që pritet në pranverë të negociatave në lidhje me divorcin mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe dhe të vendosjes së një administrate ultra-proteksioniste në SHBA.

Ai gjithashtu do të takohet në mesin e shkurtit me homologun e tij të ardhshëm amerikan, Rex Tillerson gjatë një takimi në Bon të G20-ës, ku Gjermania mban presidencën e radhës në 2017.

Polemikat

Deri më tani, ky politikan me përvojë i moshës 57 vjeçare është spikatur kryesisht nga aftësia për të ushtruar ndikim në sajë të qëndrimeve të tij.

Prej 2013 ministër i Ekonomisë dhe zëvendëskancelar në mandatin e tretë të qeverisë Merkel, ai që konsiderohet si një politikan i shkëlqyer dhe një orator i madh, me siguri ka grumbulluar një eksperincë të madhe në udhëtimet ndërkombëtare.

Por janë kryesisht gafat e tij që kanë mbetur në kujtesë, duke filluar nga një vizitë e cilësuar e panevojshme në Iran në muajin korrik 2015, deri pas nënshkrimit të marrëveshjes për çështjen bërthamore, që shkaktoi irritimin e Izraelit dhe vënien në pozitë të vështirë të Berlinit.

Apo më tej akoma në tetor, kur ai akuzoi me anë të medias Kinën për konkurrencë të pandershme kundrejt industrisë gjermane, deri përpara vizitës së tij në Kinë. Pritja e autoriteteve në vend ishte e akullt.

Është e arsyeshme për të dyshuar disi rreth faktit nëse Gabriel, i cili deri më tani nuk është dalluar për një finesë diplomatike, është personi i duhur për postin, shkuante së fundmi e përditshmja konservatore “Die Welt”.

Një zemërim thuajse i pakontrollueshëm

I ndjekur nga një jopopullaritet i përhershëm, Sigmar Gabriel përfundoi duke hequr dorë ndaj ambicies për të sfiduar kancelaren konservatore, Angela Merkel në zgjedhjet e përgjithshme të 24 shtatorit.

Të martën, ai njoftoi se ia linte këtë detyrë, si dhe drejtimin e partisë social-demoktare (SPD) ish-presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz i pozicionuar më mirë sipas sondazheve për të shqetësuar kancelaren.

Në 2009, Gabriel mori frerët e SPD-së, e zhytur në një periudhe të gjatë e të vështirë pas reformave sociale jopopullore të kancelarit Gerhard Schröder në fillim të viteve 2000.

Ish-pedadogu mishëronte atëherë një riorientim të partisë mbi vlerat progresive. Në qeverinë Merkel ai punoi kryesisht për futjen e një page minimale, një revolucion në Gjermani, apo për përmirësimin e pensioneve të ulëta.

Por nuk ia doli mbanë për të frenuar degradimin e partisë, sot e kredituar me gati 20 për qind të votave. Një pjesë e elektoratit i është bashkuar së majtës radikale “Die Linke” dhe të Gjelbërve, por gjithashtu populistëve të djathtë të Alternativës për Gjermaninë (AfD), e mirëpozicionuar nga kriza migratore.

I lindur në një mjedis modest, i rritur nga një nënë me profesion infermiere, Sigmar Gabriel ka pasur marrëdhënie mjaft të komplikuara me të atin, i dëbuar nga Silesia, një nazist i bindur deri në vdekje.

E kaluara e tij shpjegon pjesërisht karakterin impulsiv dhe të zhdërvjellët. Në 2013, ai pohoi për të përjavshmen “Doe Zeit” se ruan nga fëmijia e tij një ndjenjë zëmerimi thuajse të pakontrollueshëm. Kur perceptoj diçka si të padrejtë, atëherë vërtetë nervozohem.

Në gushtin e 2016, të rinj ekstremistë të djathtë e akuzuan se po shkatërronte vendin duke lëvduar patriotizmin e babait të tij, ai reagoi duke i treguar gishtin e mesit.

Një gjest i cilësuar i padenjë për një zyrtar të lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02827000617981
array(1) { ["section"]=> string(65) "sigmar-gabriel-nje-impulsiv-ne-krye-te-diplomacise-gjermane-66908" }