Sigura ekstreme, presidentin rus Putin e ruajnë 10 mijë forca sigurie

Publikuar tek: bota, më 20:49 09-05-2017 Sigura ekstreme, presidentin rus Putin e ruajnë 10 mijë forca sigurie

Presidentin rus, Vladimir Outin e ruajnë 10 mijë persona nga atentatorët dhe çdo rrezik tjetër që mund ti kanoset. Kjo e bën që Presidenti rus Vladimir Putin të jetë një nga njerëzit “më të mbrojtur në botë”. Për jetën e kreut të Kremlinit, në çdo sekondë kujdesen 10 mijë njerëz të cilët janë shkolluar dhe trajnuar në akademitë më të mira të sigurisë në Rusi dhe jo vetëm.

 

Mes tyre ka komando të trajnuar mirë, për të cilët as familjarët e tyre nuk e dinë se me çfarë merren, qindra agjentë, sigurimi personal, dhe persona me detyra të veçanta, siç janë kuzhinierët dhe degustatorët e ushqimit.

Kur Putin shkon për ndonjë vizitë zyrtare në ndonjë vend, pjesëtarët e sigurimit vizitojnë atë vend disa muaj më herët për ta inspektuar terrenin. Pas kësaj, agjentët federalë të shërbimit sekret kryejnë analiza dhe hartojnë planin e lëvizjes së presidentit.

“Edhe pse duket që Vladimir Putin shëtit rrugëve pa ndonjë plan të caktuar, megjithatë, e vërteta është se në ato momente atë e vëzhgojnë mijëra persona që janë pjestarë të sigurimit. Kriteret për të qenë pjesë e sigurimit të tij janë fare të qarta, duhet të jenë 20 centimetra më të gjatë se presidenti, por në të njëjtën kohë të jenë të padukshëm, të shkathët dhe të vëmendshëm”, ka deklaruar një gazetar rus.

Në krye të shërbimit sekret të Putinit që prej 14 vitesh është gjenerali Viktor Zolotov, për të cilin është shkruar shumë pak për jetën e tij private. Ai  është miquajtur  si ‘njeriu hije’ i Putinit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Steven Seagal shpallet non-grata në Ukrainë
Trump shkarkon drejtorin e FBI-së, deformoi hetimet për Hillary Clinton »
Article Logic
Execution time: 0.011640071868896
array(1) { ["section"]=> string(74) "sigura-ekstreme-presidentin-rus-putin-e-ruajne-10-mije-forca-sigurie-78056" }