Siguria e 5G, qeveria shqiptare nënshkruan memorandumin me SHBA

Publikuar tek: bota, më 21:12 11-12-2019 Siguria e 5G, qeveria shqiptare nënshkruan memorandumin me SHBA Foto ilustruese

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me rrjetin 5G.

Megjithëse në vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave dhe të publikuar në faqen zyrtare nuk bëhen me dije detaje të këtij memorandumi, shkurtimisht thuhet:

“Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.

Kujtojmë se Ambasada e SHBA në Shqipëri ka paralajmëruar disa herë për rreziqet që paraqet një teknologji e gjeneratës tjetër si 5G, kryesisht për të dhënat personale të përdoruesve. SHBA është në një garë me Kinën për implementimin e rrjetit 5G.

Gjatë nëntorit China Telecom, China Unicom dhe China Mobile ndezën rrjetin 5G madje dhe me një çmim konkurrues, në disa raste deri në 18 dollarë në muaj.

vgfgfmgfymkt6mty.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025720119476318
array(1) { ["section"]=> string(69) "siguria-e-5g-qeveria-shqiptare-nenshkruan-memorandumin-me-shba-189132" }