Siguria e ushqimeve në rrezik, Prokuroria kërkesë të menjëhershme organeve kompetente

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 26-04-2019 Siguria e ushqimeve në rrezik, Prokuroria kërkesë të menjëhershme organeve kompetente

Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

'Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik', thueht në reagimin e Prokurorisë.

Prokuroria e Përgjithshme, në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur besueshmërinë e publikut.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022266864776611
array(1) { ["section"]=> string(91) "siguria-e-ushqimeve-ne-rrezik-prokuroria-kerkese-te-menjehershme-organeve-kompetente-161932" }