Siguria kombëtare, Tahiri e Visho Ajazi raport në Kuvend

Publikuar tek: aktualitet, më 14:19 26-01-2015 Siguria kombëtare, Tahiri e Visho Ajazi raport në Kuvend Deputeti i LSI, Spartak Braho

Sajmir Tahiri, Visho Ajazi dhe Artan Didi do të dalin përpara komisionit të Sigurisë. Lajmin e ka dhënë deputeti Spartak Braho, i cili deklaroi para mediave se janë të kënaqur me punën e policisë, por ka shumë cështje të sigurisë që duhet të diskutohen. Sajmir Tahiri do të dalë përpara komisionit në datën 9 shkurt.

“Do të raportohet për kërcënimin nga terrorizmi por edhe për gjendjen e sigurisë në vend. Janë disa ngjarje që kanë ndodhur në vend, qoftë edhe ato të shpërthimeve me eksploziv e deri tek laboratorët e drogës apo armatimi i paligjshëm në qarkullim. Të gjitha këto përdoren nga strukturat kriminale” tha Spartak Braho.

Një ditë pas ministrit të Brendshëm, para komisionit të Sigurisë do të paraqitet kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika. Pasi sic pohon Spartak Braho, ngjarjet e Francës kërkojnë një riorganizim të strukturave përgjegjëse për sigurinë kombëtare të shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Testimi i gardianëve, provim me shkrim, fizik dhe me gojë
U akuzua se kërcënoi kryebashkiakun e Korçës, lirohet 59 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.012696027755737
array(1) { ["section"]=> string(60) "siguria-kombetare-tahiri-e-visho-ajazi-raport-ne-kuvend-1522" }