Siguria në burgje, ministrja e Drejtësisë mbledh punonjësit e SHKBB-së

Publikuar tek: aktualitet, më 19:19 20-05-2019 Siguria në burgje, ministrja e Drejtësisë mbledh punonjësit e SHKBB-së

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit në Burgje.

Ky takim bëhet në kuadër të shtimit të sigurisë në sistemin e burgjeve si dhe për parandalimin e futjes së objekteve të paligjshme që mbahen në ambientet e brendshme të institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Kujtojmë se në një aksion blic dje Forcat Operacionale të Policisë së Burgjeve kapën në ambientet e burgut të Peqinit  katër aparate celular të fshehura në pajisjet elektro-shtëpiake, ndërsa në Korçë një i burgosur, i cili sapo ishte kthyer nga leja, kishte arritur të fuste 22 doza droge në burg. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069479942321777
array(1) { ["section"]=> string(76) "siguria-ne-burgje-ministrja-e-drejtesise-mbledh-punonjesit-e-shkbb-se-165036" }