Siguria në punë, Dritan Ylli: Na duhet më shumë humanizëm dhe kujdes për sigurinë e jetës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 14-10-2016 Siguria në punë, Dritan Ylli: Na duhet më shumë humanizëm dhe kujdes për sigurinë e jetës

“Më shumë investim për kushtet e punës, sollën rënie të ndjeshme të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës.”

Në kuadrin e Javës europiane të sigurisë dhe shëndetit në punë, Inspektoriati i Punës ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që shkojnë në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit për krijimin e kushteve të punës që të garantojnë  më shumë siguri për jetën dhe shëndetin e punonjësve.

Sot, stafi i Inspektoriatit të Punës ne bashkepunim me Banken e gjakut dhuroi gjak per te gjithe ata njerëz në nevojë. Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, z.Dritan Ylli u shpreh se “bashke me stafin e Inspektoriatit te Punes, sot dhuruam gjak, duke bërë kështu nje akt simbolik dhe solidar ne ndihme te njerezve në nevojë". Duke vijuar me tej kreu i Inspektoriatit te Punes, tha se “na duhet te kemi më shumë humanizem si udherrefyes te jetes dhe punes sone ne menyre qe te kemi nje siguri me te madhe dhe kujdes për shendetin e secilit në përditshmërinë e jetës sonë”.

Me tej, duke folur per kushtet e punes, Drejtori i Inspektoriatit theksoi se, “duhet me shume investim nga ana e perfaqesuesve te sipermarrjes private per te krijuar kushte me te mira pune per rritjen e sigurise per jeten dhe shendetin e punonjesve, por gjithashtu duhet me shume ndergjegjesim edhe për vetë punonjësit që të shtojne kujdesin per përdorimin e pajisjeve mbrojtese individuale dhe kolektive në mjedisin e tyre të punës. “ Ne bashkepunim me sipermarrjen private kemi bere shume ne kete drejtim, ndaj sot ne kemi nje renie te ndjeshme te aksidenteve me pasoje humbjen e jetes dhe gjithashtu kemi nje prani te shtuar te mjekut dhe pajisjeve mbrojtese individuale dhe kolektive”, tha Kryeinspektori Ylli.

Ndërkaq Dritan Ylli u shpreh se dhurimi  i gjakut, do të vijojë edhe në degët rajonale të Inspektoriatit të Punës, sikurse do të kthehet në një traditë të përvitshme, me qëllim që të bëjmë një institucion sa më human.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039062976837158
array(1) { ["section"]=> string(93) "siguria-ne-pune-dritan-ylli-na-duhet-me-shume-humanizem-dhe-kujdes-per-sigurine-e-jetes-56180" }