Gjatë një takimi në qytetin e Durrësit për rritjen e sigurisë në rrugë ku ishin të pranishëm ministri i Punëve të Brendshme Tahiri, ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin dhe kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako, ishin ftuar nxënës të shkollave për ndjekjen e një filmi që përçonte mesazhe sensibilizuese, për zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe rritur sigurinë rrugore.
“Ky është ekzaktësisht një nga ato shembuj ku policia e vetme nuk mund të ndërtojë dot sigurinë rrugore në rast nuk përfshihen në këtë proces drejtuesit e automjetit dhe të gjithë ata që e përdorin rrugën si këmbësorë. Unë e kuptoj që t’u flasësh të rinjve për rregullin, sigurinë, respektimin e shtetit ligjor e të tjera si këto, mund të duken shumë më pak interesante, shumë më pak tendencë, sepse sigurisht, është më modë të shkosh në një festë, të pish një gotë, t’i hipësh makinës. Të duket sikur e jeton jetën më mirë në këtë mënyrë. Të duket sikur je pjesë më integrale e shoqërisë” tha Tahiri gjatë fjalës së tij drejtuar nxënësve.