Siguria Ushqimore, flet Bledar Kola: Fajin nuk e kanë fermerët, konsumatorët duhet të…

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 07-05-2019 Siguria Ushqimore, flet Bledar Kola: Fajin nuk e kanë fermerët, konsumatorët duhet të… Bledar Kola

Siguria ushqimore ka qenë kryefjala e mediave, pas publikimit të një videoje ku fermerët pohonin se përdornin stimulantë dhe hormone jashtë masave të lejueshme te perimet.

Në media pati dhjetëra reagime që dënonin përdorimin e stimulantëve dhe kërkonin reagimin e autoriteteve, ndërsa së fundmi për sigurinë ushqimore ka folur edhe shefi i kuzhinës, i cili njihet për përdorimin e prodhimeve bio në restorantin e tij.

Në një prononcim për Newsbomb.al, Kola tha se mendon që stimulantët përdoren në masën e duhur, ndërkohë që deklaroi se konsumatorët duhet të kontrollojnë më mirë prodhimet që hanë.

‘Personalisht unë mendoj se përdorimi i stimulantëve dhe hormoneve ndodh në masa të duhura në çdo vend të botës. Fajin nuk e kanë fermerët, fajin më të madh e kanë konsumatorët të cilët konsumojnë domate dhe perime në stinën e dimrit, pasi domatet janë perime të verës. Ne duhet të konsumojmë vetëm perimet e stinës dhe ato vendore sigurisht. Mendoj se lufta ndaj prodhimeve vendore është një sulm që dëmton ekonominë dhe prodhuesit në vend’, u shpreh shefi i kuzhinës.

‘Unë mendoj se njerëzit në përgjithësi nuk ushqehen sipas stinës dhe ky është fenomeni kryesor i problemit me të ushqyerit. Dhe nëse domatja konsumohet në dimër dhe lakra në verë, ky nuk është problem i fermerit. Kështu që krejt problem është informacioni mbi produktin dhe mbi ushqimin. Njerëzit kanë më shumë informacion mbi teknologjinë sesa mbi ushqimin’, tha më tej Kola për Newsbomb.al.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u diskutua në tryezë për ashpërsime në Kodin Penal për Sigurinë Ushqimore, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se do t’i hiqet liria kujtdo që abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve./ Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13852906227112
array(1) { ["section"]=> string(89) "siguria-ushqimore-flet-bledar-kola-fajin-nuk-e-kane-fermeret-konsumatoret-duhet-te-163315" }