Sigurohen paratë për 21-vjeçarin/ ‘Shqiptarët për shqiptarët’ mbyllin sezonin me sukses, bamirësi: Lutemi për Elvisin dhe netët e kaluara pa gjumë në spitale

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 21-07-2019 Sigurohen paratë për 21-vjeçarin/ ‘Shqiptarët për shqiptarët’ mbyllin sezonin me sukses, bamirësi: Lutemi për Elvisin dhe netët e kaluara pa gjumë në spitale

Këtë të premte është mbyllur me sukses emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News 24.

Edhe këtë sezon shumë qytetarë në nevojë janë ndihmuar dhe shumë jetë janë shpëtuar.

Mbrëmja e fundit është quajtur ‘Mbrëmja e Emros’, djaloshit 20 vjeçar nga Ulqini.

21 vjeçari vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i duheshin të siguroheshin plot 4500.000 euro për të kryer terapitë në Gjermani.

Gjithçka është arrirë dhe kjo falë shqiptarëve të Ulqinit. Ka qenë vetë bamirësi Ilir Hoxholli, i cili ka falenderuar qytetarët në ‘Facebook’, ndërsa kërkon tashmë lutjet e të gjithëve, pasi jo çdo gjë sipas tij varet nga mjekësia, por dhe lutjet e Zotit.

Ndër të tjera, Haxholli ka dhe një lutje për filantropin, Evis Naçi, i cili ka shpëtuar gjithë këta fëmijë.

Statusi i plotë:

Dy fjalë zemre!

Nëse nuk do të ishim ndërtuar trup dhe shpirt, shpirti do të kishte dashur që pas 55 emisionesh plot emocione, sfida, dhimbje, te mos ndërpritej emisioni. Sepse shpirti jeton në dimensione kënaqësie hyjnore. Emisioni i fundit u quajt “Mbrëmja e Emros” djaloshit 20 vjeçar nga Ulqini. Në fakt si mbrëmja e fundit kishim plot histori që ishin mbyllur me sukses, shfaqëm vetëm disa prej tyre sepse Emros i rrezikohet jeta. E kur behet fjalë për jetën, skaleta hidhet poshtë, nuk ka më skenar, prandaj ky emision është një realitet. Mjaftoi fjala e Elvisit; “Jeta e djaloshit mbi të gjitha dhe ia kemi borxh Ulqinit” që ta kthente gjithçka përmbys. Jemi pak thanë familjarët në emision, jemi pak ne ulqinakët. Në fakt Ulqini u çua në kembë, si askund lokale, bare e restorante, plazhe e biznese vendosën që fitimin e asaj mbrëmje ta jepnin për Emron. Vërtet jeni pak, por shqiptaria u çua në këmbë, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Shqipëria, diaspora, u bënë bashkë. Jeta e gjithkujt është në dorën e Zotit, edhe jeta e Emros, por shqiptarët bënë të mundur që Emros t’i jepet mundësia dhe fjala e fundit e shkencës në mjeksi. Si mund ta lenin një nënë në trevat shqiptare të vajtojë, si mund ta lejnë djaloshit e tyre pa mundësi. Ja përse ky emision është më shumë se kaq, është emisioni i shqiptarëve, i çdo treve, i çdo shqiptari të diasporës.

Çdo ditë lexojmë lajme që na trishtojnë, lexojmë se si nuk duhet të ishim në fakt, ndaj sot kemi nevojë që ky mision të vazhdojë. I ka bërë zemrat të rrahin bashkë, të lotojmë bashkë, të gëzojmë bashkë. Keni tharë lotët e nënës kur s’ka ç’t’i japë fëmijës, jetimin të buzëqeshë, të sëmurin e keni shpëtuar nga kthetrat e vdekjes, kemi lumturuar me shtëpi, jetimë e nevojtarë, sa shumë keni bërë...

Shpeshherë kemi lënë familjet tona, e sot duhet t’u themi falëminderit që na dhanë kohën, mbase iu kemi hyrë në hak, keni qarë me ne dhe na keni dhënë mundësinë për ta vazhduar këtë mision, falëminderit!

E ndërsa Emro ka nevojë për lutjet tuaja, ashtu si Musa Baculi, Franko, Dajana, Alkidi, Rubini, Diana, Shendriti, Endisi, Sokoli, të na falin nëse dikujt ia kemi harruar emrin, por sot Emro ka nevojë për atë lutje. Kemi parë vetë mrekullinë që përveç anës mjeksore, se çfarë bënë lutjet e shqiptarëve me Musa Baculin. Se si i shpëtoi kthetrave të vdekjes, e kur me gojën e tij iu tha shqiptarëve “Ju falimners tanve”

Por një lutje unë e kam për Elvisin, Zoti t’i jap shëndet dhe kurrë mos të mbyllet kjo derë që bashkoi zemrat, sa netë kemi kaluar pa gjumë, sa e sa frikëra pas dyerve të spitalit se si po dalin nga operacionet këta fëmijë...

E në fund një lutje për Ty o Zot, na e prano si vepër, se fundja pa Ty s’do të ishte e mundur asgjë..., Faleminderit Zot.

67262479_2299016500167056_5453462048954384384_n.jpg

 

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018195152282715
array(1) { ["section"]=> string(159) "sigurohen-parate-per-21-vjecarin-shqiptaret-per-shqiptaret-mbyllin-sezonin-me-sukses-bamiresi-lutemi-per-elvisin-dhe-netet-e-kaluara-pa-gjume-ne-spitale-172900" }