Sillnin makina luksi nga BE drejt Shqipërisë, në kërkim banda e trafikantëve

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 15-03-2017 Sillnin makina luksi nga BE drejt Shqipërisë, në kërkim banda e trafikantëve

Policia ka ndërmarrë një aksion për zbulimin e makinave luksoze që dyshohet se janë trafikuar nga BE dhe që janë targuar në Shqipëri.

Ditën e djeshme, Policia njoftoi se gjashtë makina luksoze dhe dy motorë u sekuestruan dje nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Vin number”, të organizuar nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme. Automjetet e bllokuara dyshohet se janë vjedhur në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe më pas janë trafikuar në Shqipëri. Këtu u janë ndryshuar numrat e shasisë dhe dokumentacioni e u janë shitur personave të ndryshëm. Tre prej personave që kanë blerë këto automjete u ndaluan nga Policia dhe ndaj tyre ka nisur procedim penal në gjendje të lire.

Nga ana tjetër, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 5 persona që, sipas hetimeve, kanë vjedhur dhe trafikuar mjetet në vendin tonë. Mes personave të shpallur në kërkim është edhe një shtetas italian e një malazez. Ndërsa tre të tjerët janë shqiptarë, banues në Shkodër, Laç dhe Fier. Policia tha dje se gjatë operacionit u ndaluan shtetasit B.D., 58 vjeç, banues në Durrës, E.Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe E.S., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Pas marrjes në pyetje, të tre këta persona u proceduan në gjendje të lirë. Burime zyrtare thane dje se personat e shpallur në kërkim janë shtetasit me iniciale E.P., 29 vjeç, banues në Shkodër, I.P., 33 vjeç, me shtetësi malazeze, F.M., 33 vjeç, banues në Laç, I.R., 49 vjeç, banues në Fier, dhe F.P., 44 vjeç, me shtetësi italiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029335021972656
array(1) { ["section"]=> string(81) "sillnin-makina-luksi-nga-be-drejt-shqiperise-ne-kerkim-banda-e-trafikanteve-71929" }