Silva Bino jep lajmin e keq: Këto dy javë presim rritje të numrit të infektimeve

Publikuar tek: aktualitet, më 23:54 02-07-2020 Silva Bino jep lajmin e keq: Këto dy javë presim rritje të numrit të infektimeve FotoArkive: Silva Bino, ISHP

Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, ka thënë mbrëmjen e sotme se në dy javët në vijim pritet rritje e numrit të të infektuarëve.

Në emisionin e Eni Vasilit, Bino u shpreh se numrat e këtyre ditëve janë personat e infektuar në muajin maji dhe sipas saj të infektuarit e qershorit do të shihen në korrik.

“Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajti maj. Infektimet e qershorit do ti shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat”- tha Silva Bino.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097818374633789
array(1) { ["section"]=> string(86) "silva-bino-jep-lajmin-e-keq-keto-dy-jave-presim-rritje-te-numrit-te-infektimeve-212635" }