Silva Bino tregon PANIKUN më të madh që kishte kur u prek nga Covid-19 (Zbulon kur do të kemi MBYLLJE TOTALE)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:01 17-11-2020 Silva Bino tregon PANIKUN më të madh që kishte kur u prek nga Covid-19 (Zbulon kur do të kemi MBYLLJE TOTALE) Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka treguar në “Open” frikën dhe panikun më të madh që ajo ka pasur gjatë kohës që ka qenë e infektuar me koronavirus.

Bino sqaroi se në përgjithësi është tip i qetë, por kishte frikë dhe panik nëse futej në intubim.

Vasili: Keni patur moment paniku gjatë kohës që keni qenë e infektuar?

Bino: Në përgjithësi jam njeri i qendrueshëm dhe nuk panikosem, por kisha diçka, kisha një panik që vetëm të mos futesha më në intubim.

Vasili: Është e vërtetë që po u futë në intubim nuk kthehesh më?

Bino: Është një procedurë jo e lehtë, dhe nuk e doja këtë gjë, kisha frikë, por nuk arrita deri aty.

Mjeku Krenar Lilaj: Kemi patur raste që pacientë me shumë përpjekje kanë dalë nga intubimi, por ka qenë tejet e ndërlikuar të trajtojmë pacientët me frymëmarrje të drejtuar. Në shumicën e rasteve fatkeqësisht nuk ia kemi dalë. Është e vështirë shumë.

Më tej Bino shpjegoi dhe skenaret e mundshëm dhe tha se nëse shifrat rriten dhe masat nuk japin efekt, atëherë do të ketë një mbyllje totale të vendit.

Vasili: A duhet të kemi masa më të ashpra nëse rriten shifrat?

Bino: Kemi prëgatitur disa skenare, numri i shtretërve, incidencën e sëmundjeve, në bazë të këtyre skenareve do të vendosim mbylljen e pjesshme ose atë të plotë. I kemi diskutuar bllokimet e pjesshme. Ja ky që është 22:00-06:00 është bllokim i pjesshëm. Çdo gjë matet me numrin e vdekjeve. Skenari i ardhshëm nëse shifrat rriten janë masa me intensitet më të lartë, mbyllje, kjo dihet. Kur nuk kemi akoma vaksinën në dorë, do bëjmë përpjekje të tjera. Masa më shtrënguese është bllokimi i plotë.

Bino: E kam thënë që në fillim të pëndemisë që kjo situatë kërkon forcë dhe qendrueshmëri, vullnet dhe përgjegjësi. Unë kam eksperiencën time personale. Duke qenë brenda në pavion, shihet që ka dhe njerëz në terapi intensive. Presioni është i madh ndaj mjekëve. Kam qenë dëshmitare e shumë rasteve që mjekët jo vetëm kujdeseshin nga ana mjekësore për pacientët, por u shërbenin atyre. I lanin i pastronin sepse ishin të pamundur, iu presin thonjtë. Nga ana tjetër kjo të jep dhe më tepër kurajë. Duhet të bëjmë çmos të ulim numrin e të prekurve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Mos prisni që t’ju ruajë shteti’, mjeku Sulçebe thirrje qytetarëve: Të mësojmë të jetojmë si eskimezë për disa muaj
'Eksperienca të dhimbshme nga Covid-19', mjeku përlotet LIVE në studio: Shpërthyem në lot për vdekjen e gruas shtatzënë »
Article Logic
Execution time: 0.01242995262146
array(1) { ["section"]=> string(111) "silva-bino-tregon-panikun-me-madh-qe-kishte-kur-u-prek-nga-covid-19-zbulon-kur-do-te-kemi-mbyllje-totale-228131" }