Shfrytëzonte për prostitucion vajza minorene, por ka përfunduar në prangat e policisë. Një histori e pabesueshme për një vajzë vetëm 22 vjeç dhe që ndjek një shkollë të lartë, farmaci, por drejtonte njëkohësisht një nga rrjetet e prostitucionit në Tiranë.
Silvi Zhuri është arrestuar, por në kërkim është bashkëpunëtorja e saj A.D. Bashkë me to punonte edhe F.Xhemali (Kuçi), e cila ishte arrestuar që në muajin maj për shfrytëzimin e minorenes F.Gj.Pas operacionit ‘’Tallava 2015’’, efektivët realizuan një të dytë, të koduar me emrin e saj ‘’Silvi’’, ku vunë në pranga 22-vjeçaren.
Po si punonte 22-vjeçarja? Sipas të dhënave paraprake, Silvi Zhuri i prezantonte vajzat minorene nëpër lokalet me muzikë tallava me klientë të ndryshëm. Në këmbim të seksit, vajzat paguheshin nga 100 euro.
Silvi fillimisht miqësohej me vajza 16-18 vjeç, të cilat i ftonte për darka. Më pas shkonin në lokale tallavaje, ku i prezantonte me meshkujt mbi 40 vjeç. Pasi binin dakord, Silvi Zhuri përcaktonte me saktësi se sa do kushtonte marrëdhënia seksuale mes klientëve dhe minoreneve.