Simpatizanti i kërkon Ramës bluzat e tij. Ç’ka ndërmend kryeministri të bëjë me to?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:27 18-06-2015 Simpatizanti i kërkon Ramës bluzat e tij. Ç’ka ndërmend kryeministri të bëjë me to?

Që nga ditëlindja e Partisë Socialiste Rama ka ndryshuar bluzë, duke veshur gjithnjë bluza me numrin 23 që është edhe numri në fletën e votimit për këtë parti. Bluza me numrin 23 dhe logon e PS është veshur nga kryeministri thuajse në të gjitha ngjyrat: portokalli, e kuqe, jeshile, e zezë...

Shumë prej jush pyesin se ç’do të bëjë Rama me gjithë këto bluza pas mbarimit të fushatës? Ne këtë nuk e dimë por një komentues në llogarinë e kryeministrit në Instagram i ka kërkuar këto bluza për në Amerikë.

“Zoti kryeminister ku t’i gjejmë nja dy bluza me numrin 23 se na i kërkojnë në Amerikë”, shkruan simpatizanti. Tani për tani, bluza me numrin 23 është "ekskluziviteti" i Ramës por pas zgjedhjeve Rama nuk do bënte keq t’i çonte andej nga Amerika, meqënëse dhe i kërkojnë. Kushedi, hapet dhe ndonjë ankand dhe bëhet ndonjë lekë për njerëzit në nevojë se i thonë gjithë këto bluza, të veshura nga "dora vetë", kryeministri Edi Rama.

{gallery}bluza{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027001857757568
array(1) { ["section"]=> string(87) "simpatizanti-i-kerkon-rames-bluzat-e-tij-c-ka-ndermend-kryeministri-te-beje-me-to-13940" }