Simptoma quhet 'çmenduri familjare', psikiatrja e njohur analizon çfarë ndodhi në familjen Josifi

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 08-07-2020 Simptoma quhet 'çmenduri familjare', psikiatrja e njohur analizon çfarë ndodhi në familjen Josifi Arjana Rreli

Psikiatrja e njohur Arjana Rreli ka komentuar atë çka ndodhi më 2 korrik në famijen Josifi. Një ngjarje e rëndë që zbuloi dy viktima në banesën e Zhaneta Josifit, e cila jetonte atje me vajzat e saj, Anisa dhe Blerta.

Rreli ka thënë për gazetarin Sokol Balla se në familjen Josifi diçka nuk ka funksionuar mirë, duke analizuar gjithë dinamikën. Ajo ka thënë se simptoma që bën që persona të zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ‘çmenduri familjare’ si siptomë.

Sipas psikiatres gjithçka që ndodhi në atë familje tregon se ishte një psikozë brenda familjes.

Pyetje: Cila ishte brava ku u fut ky virus vdekjeprurës në familjen Josifi?

Psikiatrja Arjana Rreli: Mendoj se në atë familje diçka ka funksionuar keq. Përgjithësisht persona që zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ‘çmenduri familjare’ si siptomë. Është një lider që mbi bazën e delirit të vet ka një deformim të realitetit. Vetë psikoza tenton mbylljen e personave. Personi që udhëheq zhvillon këtë mendim dhe ua dikton anëtarëve të familjes, që normalisht janë më të nënshtruarit. E tillë psikozë do një nivel inteligjence. Në përgjithësi problemet me psikozën, ose çrregullimet e të menduarit, hasen te personat me inteligjencë të lartë. Kështu që nuk na çudit fakti që vajzat ishin të shkolluara. Gjithçka tregon se ishte një psikozë brenda familjes. Kjo familje kishte një traumë, ku babai i tyre i gjymtuar ishte vetëvrarë. Ky është një model shabllon që është ndjekur nga familjarët, por në një mënyrë tjetër. Fakti që ata nuk kishin asnjë raport me realitetin, e ka ushqyer këtë psikozë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010519981384277
array(1) { ["section"]=> string(101) "simptoma-quhet-cmenduri-familjare-psikiatrja-e-njohur-analizon-cfare-ndodhi-ne-familjen-josifi-213278" }