Singapori me autobusë pa shoferë në vitin 2022

Publikuar tek: bota, më 07:13 23-11-2017 Singapori me autobusë pa shoferë në vitin 2022

Singapori planifikon të nxjerrë në rrugë autobusët pa shoferë në vitin 2022.

Qeveria tha se ata do të pilotohen në tri lagje të reja, të cilat kanë rrugë më pak të populluara.

Sipas qeverisë, autobusët do të ndihmojnë banorët të udhëtojnë në komunitetet e tyre dhe në stacionet pranë të trenave apo autobusëve.

Singapori, me popullsi të dendur, shpreson se teknologjia pa shofer do ta ndihmojë vendin të menaxhojë kufizimet në tokë dhe mungesat e fuqisë punëtore, shkruan rel. 

Autobusët autonomë pritet të plotësojnë shërbimet ekzistuese me autobusë dhe fillimisht do të operojnë gjatë orëve kur trafiku është më i ngarkuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet i fuqishëm në Turqi, tronditet qyteti këtë mbrëmje
Aktorja e njohur kërcënohet me jetë, politikani ofron 1.5 milion dollarë për kokën e saj »
Article Logic
Execution time: 0.012085914611816
array(1) { ["section"]=> string(53) "singapori-me-autobuse-pa-shofere-ne-vitin-2022-100571" }