Sinjal ‘SOS’ në Itali, CORONAVIRUS shtyn ndeshjet e Seria A (E pëson dhe Interi)

Publikuar tek: sport, më 09:45 23-02-2020 Sinjal ‘SOS’ në Itali, CORONAVIRUS shtyn ndeshjet e Seria A (E pëson dhe Interi)

Situata në Itali s’është aspak e qetë. Pas mbërritjes së Coronavirus, shteti Italian ka marrë gjithë masat e nevojshme për të evituar përhapjen e tij.

Kësisoj, edhe Seria A e ka pësuar teksa së fundi bëhet me dije që janë shtyrë të gjitha takimet për t’u luajtur ditën e nesërme në Seria A në rajonin e Lombardisë për shkak të këtij virusi vdekjeprurës.

Inter – Sampdoria, Verona – Cagliari dhe Atalanta – Sassuolo janë shtyrë dhe nuk do të zhvillohen sipas axhendës së përcaktuar më parë. Kujtojmë që në Itali numri i të prekurve nga ky virus ka arritur shifrën e 79 personave, ndërsa sipas medieve përtej Adriatikut 2 persona kanë humbur jetën.

asa-1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Marr bukë me vete’, Luiza Gega tregon sakrificat e stërvitjes: Është me të vërtetë vështirë…
»
Article Logic
Execution time: 0.0087928771972656
array(1) { ["section"]=> string(82) "sinjal-sos-ne-itali-coronavirus-shtyn-ndeshjet-e-seria-a-e-peson-dhe-interi-196149" }