“Vit i ri, sinjalistikë e re”, kështu shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa jep lajmin e instalimit të semaforëve të rinj në kryerqytet. Në vend të atyre klasikë, Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED.
Semaforët LED janë të përbëra nga llampa më moderne dhe efiçente ndërsa ofrojnë edhe më shumë siguri për lëvizjen e mjeteve apo këmbësorëve pasi janë edhe më të dukshëm. “Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED! Shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët”, thotë Veliaj ndërsa publikon edhe fotot me semaforët e instaluar.