Sipërmarrjet në SHBA i kundërvihen Trump: Të mos ndalohen emigrantët myslimanë

Publikuar tek: bota, më 07:20 08-02-2017 Sipërmarrjet në SHBA i kundërvihen Trump:  Të mos ndalohen emigrantët myslimanë

Sipërmarrjet në SHBA janë vënë kundër vendimit të Trump për ndalimin e udhëtimit në vend të personave nga shtatë vende myslimane.

Ekonomia i kundërvihet Trumpit: Rreth 100 koncerne amerikane i janë drejtuar gjykatës kundër dekretit të presidentit të SHBA-së për ndalimin përkohësisht të futjes në SHBA të personave nga vende myslimane.

Në listën e sipërmarrjeve paditëse bëjnë pjesë edhe Ebay, Intel, Netflix, Tëitter, AirBnB, menaxhuesi Snapchat Snap, programuesi Firefox-Mozilla, specialisti i kamerave GoPro si dhe shërbimi i udhëtimeve Uber.

Në deklaratën e tyre sipërmarrjet theksojnë ndër të tjera, se më shumë se 200 nga 500 koncernet me xhiron më të fuqishme në botë, ndër to shumë firma amerikane, janë themeluar nga emigrantët ose fëmijët e tyre. Dekreti është jo vetëm diskriminues dhe antiligjor, por ai dobëson edhe aftësinë konkurruese të firmave të SHBA-së. Nëse mbetet në fuqi hyrja në SHBA, kjo do të thotë, se “për personat dhe sipërmarrjet është e pamundur të parashikohet, se cilat vende mund të pasojnë.”

Bie në sy që në këtë dokument nuk figurojnë nënshkrimet nga emra të njohur të firmave të degës së teknologjisë, si Amazon, IBM, Oracle apo Yahoo. As emrat e Elon Musks të firmave Tesla dhe SpaceX nuk janë në listë. Musk bën pjesë në një forum konsulentësh të Trumpit, prej javës së kaluar u tërhoq shefi i Uber, Travis Kalanick, pas kritikave masive të klientëve. të bie në sy edhe fakti, se dokumenti ndonëse është nënshkruar nga Google, nuk mban edhe nënshkrimin e koncernit amë Alpha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryetari i bashkisë së Ankarasë: Fajin që bien tërmete e kanë… të huajt!
Gruaja tenton të hidhet nga pallati shumëkatësh, burri e kap për flokësh dhe i shpëton jetën (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011909961700439
array(1) { ["section"]=> string(83) "sipermarrjet-ne-shba-i-kundervihen-trump-te-mos-ndalohen-emigrantet-myslimane-68049" }