Siri, shpërthen autobomba, raportohet për 43 persona që kanë humbur jetën

Publikuar tek: bota, më 13:27 07-01-2017 Siri, shpërthen autobomba, raportohet për 43 persona që kanë humbur jetën Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi ne Azaz ku raportohen 43 te vdekur (AFP)

Një autobombë ka shpërthyer në qytetin sirian të Azazit, një qytet në provincën e Alepos që kontrollohet nga grupet rebele, jo shumë larg nga kufiri turk.

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën ndërkohë që numërohen dhjetëra të plagosur, raportojnë mediat ndërkombëtare. Atentati ndodhi në një market. Lajmin fillimisht e bëri të ditur një organizatë siriane për të drejtat e njeriut.

Në Azaz kanë mbërritur gjatë javëve të fundit shumë civilë dhe rebele të armatosur që u evakuuan nga Alepo në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet Rusisë dhe Turqisë të 30 dhjetorit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje të reja nga sulmi në Florida me 5 të vdekur, autoritetet ishin në dijeni për armën
Familja Obama mbledh për herë të fundit miqtë para largimit nga Shtëpia e Bardhë, përlotet Michelle »
Article Logic
Execution time: 0.013193130493164
array(1) { ["section"]=> string(77) "siri-shperthen-autobomba-raportohet-per-43-persona-qe-kane-humbur-jeten-64851" }