Siri, vritet Hevrin Khalaf, aktivistja për të drejtat e njeriut që luftoi për pajtimin mes kurdëve, arabëve dhe sirianëve

Publikuar tek: bota, më 10:31 14-10-2019 Siri, vritet Hevrin Khalaf, aktivistja për të drejtat e njeriut që luftoi për pajtimin mes kurdëve, arabëve dhe sirianëve Hevrin Khalaf

Terroristët islamikë kanë vrarë Hervrin Khalaf, sekretaren e përgjithshme të Partisë së të Ardhmes Siriane, një nga aktivistet më active për të drejtat e grave në rajon. Hevrin luftonte për paqen ndërmjet kurdëve, Kristian-sirianëve dhe arabëve dhe ishte e vlerësuar në gjithë komunitetin.

Fuoristrada Toyota që e transportonte u ndalua në autostradën M4, ndërmjet Manbij dhe Qamishlo nga një grup njerëzish të armatosur. Hevri është ndaluar dhe i është kërkuar të zbresë nga makina, më pas është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Por nuk është e qartë se kush kanë qenë përgjegjësit. Nuk dihet nëse ajo pjesë e autostradës ka mbetur për pak orë nën kontrollin e grupit xhihadist Ahrar al-Sharqiya, grup i përbërë nga ish drejtues të Al Qaeda, Al Nusra, aleat me Turqinë dhe përgjegjës për disa ekzekutime të tjera, raporton La reppubblica.

Mbetet dyshimi se Hevrin ka mbetur viktimë e një vrasjeje të miratuar nga ISIS, që e konsideronte shumë të rrezikshme. Celluat e shtetit islamik janë riaktivizuar me ofensiven turke në kufi, dhe kanë kryer dhjetëra sulme me autobomba në fundjavën e fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025384902954102
array(1) { ["section"]=> string(125) "siri-vritet-hevrin-khalaf-aktivistja-per-te-drejtat-e-njeriut-qe-luftoi-per-pajtimin-mes-kurdeve-arabeve-dhe-sirianeve-181972" }