Siria e dinte për sulmin e SHBA, evakuuoi personelin nga baza ajrore përpara goditjes

Publikuar tek: bota, më 19:05 07-04-2017 Siria e dinte për sulmin e SHBA, evakuuoi personelin nga baza ajrore përpara goditjes

Zyrtarët ushtarakë sirianë e prisnin sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazën ajrore Shayrat në Siri duke evakuuar të gjithë personelin dhe lëvizur pajisjet pëprara goditjes me raketa.

Dhjetëra raketa Tomahok goditën bazën ajrore pranë Homsit, duke dëmtuar ndërtesat, kullat e trafikut ajror dhe pistat, tregoi një banor vendas për televizionin amerikan ABC.

Zyrtarët amerikanë besojnë se avioni që kreu sulmin me armë kimike të martën duke i marrë jetën 86 civilëve në Idlib, u nis nga kjo bazë ajrore, shkruan Newsbomb.al.

Autoritetet amerikane tashmë nuk po hetojnë vetëm nëse Rusia mori pjesë në sulmin me armë kimike, por edhe se prej kujt ka rrjedhur informacioni për sulmin. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011210918426514
array(1) { ["section"]=> string(90) "siria-e-dinte-per-sulmin-e-shba-evakuuoi-personelin-nga-baza-ajrore-perpara-goditjes-74449" }