Siria më në fund në paqe? Rebelët e fundit largohen nga zona e luftës

Publikuar tek: bota, më 16:53 02-04-2018 Siria më në fund në paqe? Rebelët e fundit largohen nga zona e luftës Foto ilustruese

Qeveria siriane ka bërë të ditur se pasi ka kontrolluar qytetin e Ghoutës Lindore, ka vënë re se rebelët e fundit të luftës ishin thuajse duke u larguar.

Sipas mediave të huaja, pjesëtarët e parë të Jaysh al-Islam, grupit më të rrezikshëm të rebelëve në vend janë larguar në orët e para të mëngjesit me autobuza, pas marrëveshjes së paqes me Rusinë.

Nuk ka një raportim zyrtar nga përfaqësuesit e grupit të rebelëve për dorëheqjen nga sulmet, ndërsa dy fraksione lufte kanë ende të strehuar nga pala e tyre.

Më shumë se 1600 persona raportohen të kenë vdekur si pasojë e sulmeve me armë në Ghoutën Lindore nga muaji shkurt, ndërsa largimi i luftëtarëve mund të çojë drejt një qetësimi të luftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088441371917725
array(1) { ["section"]=> string(75) "siria-me-ne-fund-ne-paqe-rebelet-e-fundit-largohen-nga-zona-e-luftes-115429" }