Siria sulmohet me gaz klori, helikopteri e shpërndan nga lart

Publikuar tek: bota, më 14:24 02-08-2016 Siria sulmohet me gaz klori, helikopteri e shpërndan nga lart

Një helikopter ka hedhur fuçi të cilat dyshohet se përmbanin “gaz klori” në një qytet në Sirinë Veriore.

Rreth 30 njerëz janë prekur nga ky sulm që ndodhi në Saraqeb në provincën e Idlibit. Akoma nuk dihet se cilët janë autorët. 

Gazi i klorit është një gaz helmues i cili shkakton probleme kryesisht me frymëmarrjen dhe acarime të lëkurës.

Të dyja palët e Luftës civile Siriane janë akuzuar dhe e kanë mohuar se përdorin agjentë kimikë për sulmet e tyre.

Të hënën një helikopter rus u qëllua shumë afër Saraqebit, dhe dy fuçitë me gaz janë rrëzuar pikërisht të hënën, tha për ‘’BBC’’ doktori i skuadrës së shpëtimit Abdel Aziz Bareeh.

Ai shtoi: "Ne e dimë se është klor për shkak se ne jemi goditur prej tij në të kaluarën dhe ne njihemi me erën dhe simptomat e tij ... Ne kemi 28 raste të konfirmuara, kryesisht gra e fëmijë."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm në Rusi, epidemia e Antraksit prek dhjetëra persona
Nipi i Clinton që po "çmend" internetin, një arsye më shumë për ta votuar »
Article Logic
Execution time: 0.011357069015503
array(1) { ["section"]=> string(66) "siria-sulmohet-me-gaz-klori-helikopteri-e-shperndan-nga-lart-48508" }