Siriania lind në Gjermani, e quan vajzën Angela Merkel Muhammed

Publikuar tek: bota, më 21:23 21-08-2017 Siriania lind në Gjermani, e quan vajzën Angela Merkel Muhammed

Një familje refugjate siriane në Gjermani ka quajtur vajzën e saj të porsalindur, Angela Merkel Muhammed, si shenjë mirënjohje ndaj kancelares gjermane për politikën e saj të azilit në vitin 2015, thanë zyrtarët e spitalit.

“Emri i parë i vajzës është Angela, i dyti është Merkel. Me këtë vendim, prindërit donin të tregonin mirënjohjen e tyre ndaj kancelares”, tha një zëdhënëse e spitalit të Shën Franziskut në qytetin gjerman të Muensterit.

“Angela Merkel Muhammed ka lindur më 16 gusht, është 53 centimetra e gjatë dhe peshon 3,920 gramë”, tha ai duke shtuar se vajza ishte fëmija i pestë i prindërve.

Nëna e saj, Azi Faraj dhe babai Khalid Muhammed, mbërritën në Gjermani me katër fëmijët e tyre në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015.

Merkel, për shkak të mbajtjes së një fushate zgjedhore në Muenster, humbi mbështetjen e popullit vitin e kaluar lidhur me shqetësimet rreth asaj se si Gjermania mund të thithë një fluks prej mbi një milion emigrantësh.

Por me fillimin e rrjedhës së refugjatëve, popullariteti i Merkelit është rikuperuar.

Sondazhet i nxjerrin konservatorët e saj rreth 15 pikë përqindje përpara rivalëve të tyre më të afërt para zgjedhjeve kombëtare në 24 shtator.

Nuk është hera e parë që një familje e refugjatëve në Gjermani e ka quajtur fëmijën e saj të sapolindur në këtë mënyrë, shkruan oraneës.

Në shkurt 2015, Angela Merkel Ade lindi në një spital në qytetin verior të Hanoverit.

Nëna e saj kishte migruar nga Gana në Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto të frikshme mbi shkëmb, zbulohet sekreti që fshihet nga pas
E pabesueshme çfarë i ndodh, adoleshentes i këputet kordoni gjatë kërcimit në ajër (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0060050487518311
array(1) { ["section"]=> string(68) "siriania-lind-ne-gjermani-e-quan-vajzen-angela-merkel-muhammed-89767" }